Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burg mësuesin Neshat Tepelena.
Ky i fundit përfundoi në prangat e policisë, pas akuzave se kishte ngacmuar seksualisht një nxënëse në Delvinë. Rasti u denoncua nga familjarët e vajzës, në muajin prill të vitit të kaluar.
Pas bërjes publike të kësaj ngjarjeje, banorët e fshatit rrëfyen edhe raste të tjera të dyshuara në të shkuarën.
Tepelena ushtronte profesionin e mësuesit në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës