E mërkurë, 8 Korrik, 2020
17 C
Tirana

Gjiknuri: Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën votimit të emigrantëve

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Lajm i bukur”, Rama bën publik zbulimin më të fundit në Shqipëri (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të bukur me qytetarët, sikundër e cilëson ai. Rama bën të ditur se Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore,...

Si ta mbajmë shtëpinë të freskët gjatë verës, pa shumë kosto

Temperaturat e larta mbeten shqetësimi kryesor në stinën e verës! Shpeshherë ambienti brenda shtëpisë është më i nxehtë se ai jashtë dhe krahas kondicionerëve, ka...

Bashkëkryetari në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, thotë se me marrëveshjen e firmosur dje për ligjin e ri zgjedhor, i hapet rrugë aplikimit të votës së emigrantëve.

Ai sqaron se një detyrë të tillë, e ka tashmë KQZ-ja. Gjiknuri shprehet me anë të një komenti në Facebook, se vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar.

Me kërkesën e PS, kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi, që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve.

Statusi

Ligji i ri Zgjedhor i hap rrugën aplikimit të votës së emigrantëve

Të dashur miq,

Kam ndjekur me vëmendje reagimet publike rreth çështjes së votës së emigrantëve. Fatkeqësisht, retorika politike rreth dy-tre çështjeve të tjera të reformës e la jashtë vëmendjes së medias trajtimin e zgjidhjes ligjore që është dakordësuar për votën e emigrantëve. Kjo mungesë vëmendjeje u la hapësirë spekulimeve.

Gjej rastin që të ju sqaroj,

Po! Vota e emigrantëve është premtim dhe angazhim i marrë nga Partia Socialiste për tu adresuar. Me kërkesën e PS kjo temë u përfshi në axhendën e punës së reformës zgjedhore. Në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve. Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm ti japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri.

Lexo edhe :   Përfundon mbledhja/ Dështon sërish takimi i Ramës me opozitën parlamentare
Lexo edhe :   Murrizi: Nuk e votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Ky është një detyrim i ri ligjor për KQZ që nuk e ka patur më parë. Shpresoj që miratimi sa më shpejt i Ligjit të ri Zgjedhor ti mundësojë këtij institucioni të kryejë të gjithë fazat e përgatitjes së infrastrukturës, për ta bërë të mundshëm aplikimin e votës së emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme.

Gjej rastin të ftoj të gjithë mekanizmat dhe organizatat e diasporës të bashkëpunojnë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të kontribuar bashkarikisht në përcaktimin e teknikaliteteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme.

Gjithashtu, qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ti ofruar KQZ-së të gjithë bazën e të dhënave, njohuritë dhe mbështetjen e nevojshme financiare për ta kryer me sukses këtë detyrim ligjor.

Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund këtij procesi për tu mundësuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të drejtën e shprehjes me votë në zgjedhje parlamentare.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit me virusin korona. Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në vendin fqinj më 15 korrik. I...

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso, i shpallur dy herë kampion bote ka vendosur që të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm. “BBC” raporton se spanjolli,...

Mashtrimi 700 milionë euro me inceneratorët: Si u falsifikua studimi i fizibilitetit

Nga Klodian Tomorri Mashtrimi 700 milionë euro Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit Një tabelë ekseli me shifra të...

Pandemia/ Rikthehen kufizimet në orar në komunat në veri të Kosovës

Shtabi i Krizave për komunat në Veri të Kosovës ka vendosur të rikthejë ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Gjatë...