Para disa ditësh, një çift shqiptar gjeti në Llogara një çantë me 115 mijë euro, të cilat i dorëzuan në polici.
Policia njoftoi se këto para i përkisnin një çifti ukrainas, i cili nuk i kishte deklaruar burimin e tyre.
Por çfarë planifikohej të bëhej me shumën e madhe të parave të gjetura në Llogara?
Gazetari nga Vlora, Enrik Mehmeti ka dhënë detaje në lidhje me çiftin dhe se si kishin në plan ata t’i shpenzonin këto para.
Ai shkruan se me këtë shumë, çifti i huaj do të blinte një apartament në Sarandë.
POSTIMI I MEHMETIT:
Zbardhja e Misterit të 115.000 mijë Eurove të Llogorasë
Rreth një javë më parë,pikërisht në këtë vënd,një familje vlonjate gjeti në një çantë dore një shumë prej 115.000 mijë eurosh.Ata kontaktuan policinë ku fillimisht i vunë në djeni nëpërmjet telefonit për shumën dhe më pas i dorëzuan. Pasi morën falenderime nga policia dhe një “mal” me komente nga më të ndryshmet nëpër rrjete,familja vazhdoi jetën ndoshta dhe pak të trazuar nga ajo histori ndërsa 115.000 u sekuestruan nga prokuroria duke u depozituar në një llogari bankare. Lind pyetja: Kush ishin Ukrainasit që u identifikuan si pronarë të eurove?
Sipas burimeve të policisë ishin një cift mjekësh të cilët do blinin një apartament në Sarandë dhe Shqiptari që i shoqëronte ishte drejtuesi i një agjencie imobiliare. Eurot vazhdojnë të jenë në sekuestro pasi edhe pse ishin deklaruar në dalje të Ukrainës, nuk kishte patur asnjë njoftim në Shqipëri….Sa për ta sjellë në kujtesë si histori meqë ishin të shumtë komentuesit që i ngeli peng “pse nuk shkuan në Llogora atë ditë.”