Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjesti i Yuri Kim që tërboi Sali Berishën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Spartak Ngjela

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, sot takoi Enkelejd Alibeajn dhe e konsideroi, me theks të fortë ligjor, si kryetar të ligjshëm të Partisë Demokratike.

Shenjë shumë e mirë kjo për shqiptarët në funksion të ringritjes perëndimore të Partisë Demokratike.

l.

Në një shtet, kur të fuqishmit e politikës përpijnë me korrupsion popullin e tyre të pambrojtur, puna shkon deri aty sa asgjë nuk është më ligjore.

Por, kur të grabiturit nga të fuqishmit e politikës gjejnë një mbrojtjës të fuqishëm si aleat, klima kombëtare e shtetit të dhunuar ndryshon.

Kjo është gjendja në Shqipëri. Të korruptuarit janë rreshtuar në regjistrin e ashpër të politikës amerikane. Dhe shqiptarët janë gjithë sy e veshë, duke pritur çlirimin nga uzurpimi që u ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si e tillë, patjetër, si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara që është, ajo do t’i përfitonte këto rangje, dhe, po ashtu, do të ndihmohej për t’u çliruar nga dhunimi që shqiptarëve u ka ushtruar korrupsioni i lartë shtetëror në afër tridhjet vite rresht.

ll.

Gjesti që bëri sot Ambasadorja amerikane në Tiranë, ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e angazhimit të Amerikës në luftën antikorrupsion në Shqipëri.

Por, korrupsioni i lartë shqiptar, është shqetësuar dhe nuk po e përmban dot veten.

Natyrisht, në sjellje të tilla individin e sjell gjithmonë frika. Janë të akuzuar të korruptuarit e lartë, dhe kanë nevojë ta shfryjnë frikën e tyre si trimëri fjalësh.

Kjo është një psikologji e njohur për të akuzuarit, por suksesi i reformës antikorrupsion sot mori një forcë të re.

Të shohim ditët në vijim, sepse Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në këto dy ditët e fundit, bëri dy takime të rëndësishme që nuk duket se janë të palidhur për të ardhmen e afërt të goditjes antikorrupsion në Shqipëri: Yuri Kim dje takoi krerët e policisë së shtetit dhe sot ajo i dha forcë zotit Enkelejd Alibeaj, kryetarit të komanduar të Partisë Drmokratike.

lll.

Shtetet e Bashkuara, në këtë situatë lufte Rusi-Ukrainë, e kanë domosdoshmëri forcimin e aleatit të vet, Shqipërinë, dhe prandaj likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e Shqipërisë në analet e nivelit të lartë të institucioneve ndërkombëtare, është një vlerë e madhe për historinë e ardhshme të Shqipërisë.

Dhe kjo do të ndodhë.

Por ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se Sali Berisha, si i korruptuar që është, do të likuidohet.

Shqipëria, dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka domosdoshmëri mbrojtjen që po i vjen nga Amerika, sepse popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, i kanoset rreziku sllav: nga Beogradi e gjer në Moskë.

Garancia e shqiptarëve kundër armiqësisë shekullore të Beogradit vjen vetëm nga Shtetet e Bashkuara.

Por, mos harroni: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është me Moskën, por ama, është krejt i pashpresë.

Politika amerikane në analet e veta ligjore, korrupsionin e krerëve politikë të një shteti aleat, e konsideron krim ndërkombëtar. Kështu shihet se është konsideruar prej tyre edhe Sali Berisha. Të gjitha të tjerat që llomotiten si elozhe për Saliun janë vetëm fjalë pa bereqet.

Sepse lufta antikorrupsion për të çliruar shqiptarët, është drejt triumfit të saj final.

Tags: BerishaNgjelaYuri Kim

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

“Unë s’kam ç’e dua jetën time pa të”, vajza 11 muajshe në “l*ftë” me jetën

Pritshmëritë e inflacionit-dilemat e bankave qendrore, rekomandime

Jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

by mirseda
12:46 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u...

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026

GJKKO dënon ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ja vitet për Tafanin dhe Bixhekun

12:31 | 09/06/2026

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

12:30 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com