E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Gjesti i pahijshëm ndaj tifozëve, zbardhet dënimi që UEFA i jep Ronaldos

Cristiano Ronaldo ishte fantastik në ndeshjen përballë Atletico Madrid e cila u zhvillua në Torino. I vetëm ylli portugez kualifikoi bardhezinjtë për në fazën tjetër të Champions League, pasi përmbysi një rezultat 2-0 me 3 golat e tij. Por gjatë festimit të golit të tretë ai ka bërë një gjest të pahijshëm, duke imituar Simeonen që e bëri në ndeshjen e parë.

Ky gjest nuk ka kaluar lehtë, pasi UEFA nisi një hetim ndaj yllit portugez. Pas hetimeve UEFA ka vendosur që Ronaldo të jetë në dy sfidat e radhës përballë Ajax, duke mos e penalizuar, por duke e dënuar vetëm me një gjobë.

Ky është lajmi ekskluziv që ka publikuar sot “Sport Mediaset”. Kjo media bën me dije se Komiteti Displinor i UEFA-s u takua dhe vendosi për dënimin e portugezit, i cili i tregoi b*olet tifozëve të Atleticos.

Kështu ai do të gjobitet si Simeone me një gjobë disi më të majme (më shumë se 20 mijë euro) dhe do të jetë rregullisht në ndeshjet kundër Ajax. Edhe nëse do të dënohet mësohet se Juventusi do të apelojë vendimin, por gjasat për dënim janë të pakta.

Mbetet të shihet nëse ky lajm ekskluziv i “Sport Mediaset” do të vërtetohet ose jo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...