E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Gjermania rrit presionin për vaksinim

Qeveria dhe landet gjermane vendosën të martën, në një konferencë virtuale të kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të 16 landeve që të forcojnë masat  parandaluese të përhapjes së koronës. Shkas është rritja e incidencës për shkak të variantit delta dhe niveli ende i ulët i vaksinimit.

Testet do të jenë me pagesë

Nga 11 tetori e tutje, testet do të jenë me pagesë. Kjo vlen vetëm për refuzuesit e vaksinave. Për të pavaksinuarit e tjerë, si për shembull, të miturit dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare, dhe gratë shtatzëna, për të cilët nuk këshillohet patjetër vaksinimi, testet do të vijojnë te jenë falas.

Se sa do të kushtojë një test, kjo do të varet nga ofruesi. Deri tani shteti gjerman u kishte rimbursuar ofruesve të testeve deri në 18 euro për një test antigjen. Prej 1 korrikut ky rimbursim u ul në 11,50 euro për test.

Thirrje për vaksinim

Federata dhe landet apelojnë në mënyrë urgjente te popullsia që të shfrytëzojë ofertat e vaksinimit – madje sa më shpejt. Punëdhënësve u bëhet thirrje që t’ua lehtësojnë punëmarrësve mundësinë e vaksinimit, për shembull duke ofruar vaksinime nga mjeku i kompanisë.

Coronavirus - Club-Pilotprojekt in BerlinProjekt pilot në klubet e Berlinit: Vizitorët duhet të bëjnë teste para se të hyjnë klub

Kush dëshiron të ketë një mbrojtje të plotë deri në vjeshtë, duhet të fillojë që tani me vaksinimin, thuhet në vendimin e landeve dhe federatës. Deri tani, sipas burimeve zyrtare, janë vaksinuar 45,8 milionë qytetarë ose 55,1 përqind e banorëve. Qeveria synon të arrijë një kuotë deri në 85 përqind.

Rregulli 3G mbetet ne fuqi

Nga 23 gushti e tutje do të vlejë i ashtuquajturi rregulli i ashtuquajtur 3G, që do të thotë se hyrja në ambientet e mbyllura lejohet vetëm për të vaksinuarit, të testuarit negativisht apo të shëruarit. Kush nuk është i vaksinuar apo shëruar së fundmi nga virusi i koronës do të hyjë në spitale, qendra kujdesi për të moshuarit, kisha, palestra sportive, hotele, bare restorante, vetëm me test negativ. Një test i shpejtë antigjen nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë, një test PCR jo më i vjetër se 48 orë.

Lexo edhe :   Grushti i Angela Merkelit kundër "babait" të saj politik

Landet mund ta shfuqizojnë rregulloren, nëse shifrat e infektimeve janë të ulëta shtatë ditë (nën 35 infektime për 100 mijë banorë) dhe “nuk pritet një rritje e infektimeve pas shfuqizimit të rregullit.” Masat bazë të mbrojtjes për të gjithë popullatën si detyrimi i maskës në supermarkete apo dyqane dhe në qarkullimin urban do të mbeten edhe në të ardhmen. Çdo katër javë do të verifikohen këto masa.

Lexo edhe :   Shoqata e Transportit paralajmëron nga 1 nëntori ofrim shërbimi deri 20%

Ndryshohen faktorët që përcaktojnë gjendjen epidemike

Në të ardhmen, gjendja e përhapjes së pandemisë do të përcaktohet jo vetëm në bazë të incidencës, por edhe nga kuota e vaksinimit dhe numri i njerëzve të sëmurë rëndë, si edhe në varësi të ngarkesës për sistemin shëndetësor. Një model i ngjashëm ishte aplikuar më parë në Saksoni.

Berlin, Deutschland | Jakob Maske | Coronavirus - Impfung beim Kinder- und JugendarztNiveli i vaksinimit në Gjermani është ende i pamjaftueshëm për të përballuar përhapjen e virusit Delta, thonë ekspertët.

Ndihmat për sipërmarrjet vijojnë

Qeveria federale gjithashtu premtoi të zgjasë deri në fund të vitit ndihmën kalimtare (III) për kompanitë e goditura veçanërisht rëndë nga pandemia. Edhe aksesi në ndihmat për kompanitë që i kanë kaluar punëtorët e tyre në orar të shkurtuar do të zgjatet deri në fund të vitit. Veç kësaj, kompanive u ofrohet edhe një shpërblim shtesë për të rikthyer stafin në punë.

Gjendja emergjente e epidemisë do të zgjatet

Gjendja emergjente e epidemisë do të mbetet. Ajo aktualisht është në fuqi deri më 11 shtator 2021. Për zgjatjen e saj do të nevojitet miratimi i parlamentit gjerman (Bundestag). Federata dhe landet kërkuan të martën që “gjendja epidemike në nivel mbarëkombëtar” të zgjatet përtej 11 shtatorit 2021. Kjo nevojitet për të legjitimuar një sërë masash që mund të dekretojnë organet zyrtare kundër pandemisë. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...