E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Gjermania paralajmëron: Covid-19 s’do pushojë, duhet të veprojmë shpejt

Markus Söder tha se Gjermania duhej të veprojë “më mirë shpejt se sa më vonë”, pasi shifrat e COVID-19 mbeten të larta. Edhe Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier paralajmëroi se masat kanë qenë të pamjaftueshme.

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder kërkoi të hënën nga udhëheqësit e federatës dhe të landeve të Gjermanisë të zhvillojnë një takim tjetër të nivelit të lartë para Krishtlindjeve, pasi rastet e koronavirusit në të gjithë vendin mbeten të larta.”Coronavirus thjesht nuk do të pushojë dhe ne duhet të reagojmë ndaj kësaj,” i tha Söderi transmetuesit publik gjerman ARD.

“Ne duhet të shqyrtojmë a ka kuptim të presim deri më 10 janar. Duhet të veprojmë dhe mendoj më mirë më shpejt se sa më vonë,” shtoi ai. Söderi kohët e fundit njoftoi një plan për të vendosur masa më të rrepta në landin e tij të Bavarisë, një vendim që ai e mbrojti si të nevojshëm.

Gjermania ka qenë nën një bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori, që besohej se do të zgjaste një muaj. Ai u zgjat deri më 10 janar, pas një takimi midis kancelares Angela Merkel dhe krerëve të 16 shteteve federale, pasi qeveria nuk pa asnjë përparim të vërtetë në muajin e kaluar. Qeveria tani po konsideron një lehtësim të kufizimit gjatë periudhës së Krishtlindjeve, duke e lehtësuar kufizimin maksimal për takimin prej 5 personash për takimet private e duke e bërë atë 10.

Shumica e gjermanëve i mbështesin masat aktuale dhe do të mbështesin edhe një zbutje të kufizimeve rreth Krishtlindjeve, megjithëse jo në prag të Vitit të Ri. Por situata në Gjermani nuk duket të jetë nën kontroll dhe kjo i ka shqetësuar zyrtarët dhe epidemiologët.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19, më pak testime në 24 orët e fundit

Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier tha të hënën se masat e qeverisë për të frenuar pandeminë e koronavirusit kanë qenë të pamjaftueshme. Shkalla e lartë e infektimeve vazhdimisht ka qenë “shumë më e keqe sesa pritjet tona”, tha Altmaier. “Njeriu mund dhe duhet të thotë se masat e mëparshme nuk kanë qenë të mjaftueshme për të thyer vërtet valën e dytë të infektimeve,” shtoi ai.

Vaksinimi është i mundur në janar

Altmaier e mbështeti lutjen e Söderit për veprim, duke thënë se janë të nevojshme konsultime shumë intensive në ditët dhe javët e ardhshme, për të përcaktuar nëse do të ishin të nevojshme masa shtesë.

Lexo edhe :   Corona: Gjermania, vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave

Shefi i kabinetit të kancelares Merkel, Helge Braun, i mbështeti thirrjet për një takim tjetër të kryeministrave të landeve dhe qeverisë federale përpara Krishtlindjeve. Ai tha se gjermanët duhet të përpiqen të zvogëlojnë kontaktet dhe foli në favor të kalimit në mësimin në distancë për disa fëmijë të rritur në pikat e nxehta të koronavirusit. Për më tepër, Braun tha se ai priste që vaksinimet e koronavirusit të fillonin në Gjermani “në ditët e para” të vitit 2021.

Autoritetet e BE pritet të marrin një vendim deri më 29 dhjetor për miratimin e vaksinës së parë për përdorim. Ndërkohë, Gjermania tashmë ka filluar të ngrejë qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...