Gjermania i ka kërkuar Kremlinit të hetojë në mënyrë transparente rastin e helmimit të Navalny. Ministri i jashtëm, Heiko Mass e ka kërcënuar Rusinë edhe me ndalimin e punimeve të Nord Stream 2, gazsjellësin ruso- gjerman.
Ministri i Jashtëm ka thënë se nëse nuk hetohet kjo situatë në mënyrë transparente, në të kundërt Gjermania jo vetëm do rishikojë pozicionin për Nord Stream 2, që po kalon nën detin baltik, por edhe do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë për sanksione të mundshme.
“Shpresoj se Rusët nuk do të na detyrojnë të ndryshojmë pozicionin tonë në lidhje me Nord Stream 2. Nëse nuk do të ketë një kontribut nga pala ruse në lidhje me hetimin në ditët në vijim, ne do të duhet të këshillohemi me partnerët tanë”- tha Mass.