Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Gjermania: Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW se janë të shqetësuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë dhe se po përpiqen me Kuintin të gjejnë një zgjidhje për të penguar përhapjen e konfliktit në rajon.

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...

Pompeo nderohet me titullin “Honoris Causa”, përfaqësuesit e Berishës: Erdhi në këmbim të lekëve

Vizita e ish-Sekretarit të Trump, ka trazuar ujërat brenda "Foltores" së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kanë shpërthyer në akuza ndaj tij. Një ditë...

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në orët e...

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...