E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

Gjermania ende pa vendim mbi misionin detar në ngushticën e Hormuzit

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se vendi i tij ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për t’u bashkuar me koalicionin ndërkombëtar të propozuar nga Mbretëria e Bashkuar për të mbrojtur anijet tregtare që lundrojnë nëpër ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi në kontakt me qeverinë e re të Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë që të mësojmë se cili do të jetë pozicioni i saj. Megjithatë, procesi i planifikimit ende është në një fazë shumë të hershme”, tha kryediplomati gjerman në një intervistë me grupin e mediave Funke. Maas tha se vendimi nëse Gjermania do të bashkohet me një mision të tillë ndërkombëtar do të merret pasi Berlini do të marrë një mendim të qartë se si ky mision do të duket.

“Vetëm atëherë mund të adresohen çështjet relevante politike dhe ligjore, që duhet të përgjigjen para se të merret një vendim i tillë”, tha ai. Mediat lokale dje raportuan se Maas informoi komitetin e çështjeve të jashtme të parlamentit gjerman rreth qëllimit të qeverisë për t’u bashkuar me koalicionin ndërkombëtar të propozuar nga Mbretëria e Bashkuar. Qeveria gjermane duhet të marrë miratimin parlamentar për të dërguar anije detare në Gjirin Persik.

Të hënën, Mbretëria e Bashkuar bëri thirrje për një mision detar të udhëhequr nga Evropa për të garantuar kalimin e sigurt në Gjirin Persik, pas konfiskimit të tankerit britanik javën e kaluar nga Irani. Më parë, SHBA-të po ashtu njoftuan plane për një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve në Gjirin Persik dhe Jemen.

Tensionet me Iranin u përshkallëzuan muajin e kaluar pasi dy tankera të naftës u sulmuan në ngushticën e Hormuzit. SHBA-të e konsideruan Iranin përgjegjës për sulmet, akuzë tashmë e mohuar nga Teherani. /AA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të opozitës vinë vetëm për votat

Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur paraditen e sotme para uzinës në një tubim, pasi ende nuk ka një vendim se çfarë do të bëhet...

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...