E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Gjermania drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, i bën thirrje Bashkimit Evropian

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka bërë thirrje për vendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, pas raportimeve për helmim të liderit opozitar rus, Alexei Navalny me një agjent nervor.

Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia dhe kishte rënë në gjendje kome për disa ditë. Doktorët gjerman në Berlin, ku ishte dërguar për trajtim, vërtetuan se ai ishte helmuar me një agjent nervor rus.

Gjermania, Franca dhe shtetet tjera perëndimore kanë kërkuar spjegime nga Kremlini për helmimin e tij. Rusia thotë se nuk ka prova që Navalny është helmuar dhe refuzon përfshirjen në këtë rast.

Gjermania sivjet udhëheq presidencën e Bashkimit Evropian. BE-ja Vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë do të diskutohet në samitin e radhës më 15-16 tetor.

“Nëse rezultatet e laboratoreve gjermane, suedeze dhe franceze konfirmohen, do të ketë një përgjigje të qartë nga BE-ja. Jam i sigurt për këtë”, tha Maas.

Rasti i Navalnyt ka përkeqësuar raportet në mes të Moskës dhe disa shteteve të perëndimit.

Gjermania është përballur me thirrjet për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që është gati në përfundim, që do të mundësonte bartjen e gazit nga Rusia në Gjermani./rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...