E enjte, 2 Dhjetor, 2021
12.5 C
Tirana

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në luftën kundër pandemisë. Ministria gjermane e Shëndetësisë dëshiron ta nisë këtë.

Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për Coronan në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë. Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori.

Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. “Ende nuk ka teste të shpejta që janë të çertifikuara dhe të disponueshme në sasi të mjaftueshme për t’u kualifikuar për një rregullore të tillë.”

Ende duhet të kalojnë procesin e miratimit

Në projektin e ministrisë shkruhet se, në të ardhmen, testet për përdorim vetjak nga amatorët do të luajnë një rol vendimtar në frenimin e pandemisë: “Teste të tilla janë një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e strategjisë së testeve në Gjermani”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrjet tani mund të punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Por do të duhen “disa javë” derisa të ndodhë kjo. Prandaj, janë të mundshme variante të ndryshme, të tilla si mostrat me tampon në hundë, që nuk duhet të merren më thellë, ose të ashtuquajturat teste të gargarës dhe pështymës.

Lexo edhe :   Gjermani/ Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Lidhur me çmimet e mundshme të testeve të tilla, shoqatat e farmacistëve thanë që ato do të llogariteshin dhe raportoheshin individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci, veçanërisht sepse testet ndryshojnë edhe në cilësinë dhe përdorimin e tyre.

Përdorimi i testeve edhe në jetën profesionale

Lexo edhe :   Gjermani/ Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Ndryshimi i planifikuar i urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ofron gjithashtu më shumë mundësi për të përdorur testet e deritashme të antigjenit të shpejtë në jetën profesionale. Për këtë qëllim, grupi i institucioneve që kanë qasje në testet e shpejta do të zgjerohet. Edhe institucioneve të “infrastrukturës kritike” u është dhënë gjithashtu mundësia për të marrë teste, tha ajo. Lehtësime në këtë kuadër u përmendën për fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikimit, transportit dhe qarkullimit.

Lauterbach: teste të rregullta edhe në sipërmarrje

Eksperti i SPD për shëndetin, Karl Lauterbach bëri thirrje për teste të rregullta në sipërmarrje. “Studimet tregojnë shumë qartë: po ta testoni fuqinë punëtore të sipërmarrjeve dy herë në javë me një test antigjeni, si të thuash, në fillim të punës, për ata që nuk punojnë në shtëpi, atëherë mund të ulet në mënyrë masive numri i infeksioneve të reja”, tha Lauterbach në një intervistë me RTL/ntv./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...