Gjermani/ Stadiumet hapin dyert, ja ndeshja që do luhet me tifozë

Një lajm i mirë ka ardhur nga Gjermania, për sa i përket rikthimit të tifozëve në stadiume, pas njoftimit të Institutit Robert Koch, se nuk do të kishte më zona të ndara bazuar në infeksionet e Covid-19.

Më 3 prill, kampionët e Bajernit luajnë me Lajpcigun në transfertë, në një ndeshje ku do të vendoset shumë për titullin kampion, pasi janë dy skuadrat që po luftojnë për trofeun. Lajmi i mirë për këtë ndeshje, sipas mediave është që do të luhet me tifozë në stadium.

Thuhet se drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë fillimisht 1 mijë tifozë në stadium, për të vazhduar në ndeshjet e tjera me numër më të madh, në rast se gjithçka shkon sipas planit, shkruan Buli News.

Bundesliga aktualisht kryesohet nga Bajern me 61 pikë, ee ndjekur nga Lajpcig me 57 pikë, Volfsburg me 51 pikë dhe Frankurti me 47 pikë.

Vetëm vendi i pestë për Borusian e Dortmundit në koutën e 43 pikëve, dhe rrezikon seriozisht një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.