E shtunë, 27 Shkurt, 2021
16 C
Tirana

Gjermani, politikani mysliman kërcënohet me vdekje

Politikani gjermano-turk Haluk Yıldız tha sot se ka marrë letra të shumta islamofobike dhe kërcënime me vdekje në javët e fundit, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian (PE) më 26 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Haluk Yıldız, kreu i subjektit politik pro-imigrimit, Aleancës për Inovacion dhe Drejtësi (BIG), tha se letrat janë dërguar nga persona të panjohur dhe përfshinin fyerje dhe kërcënime ksenofobike.

“Në një nga letrat ata thonin se e kemi kaluar vijën. Pohonin se vetëm gjermanët kanë të drejtë fjale në këtë vend”, tha ai, duke shtuar se këto kërcënime i marrin shumë seriozisht për shkak të dhunës së shtuar neonaziste në vitet e fundit.

“Por, kërcënimet e tilla nuk do të na pengojnë. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë politike këtu”, tha ai.

Yıldız është kandidati kryesor i BIG, parti e vogël e themeluar në vitin 2010 nga një grup emigrantësh në Gjermani.

Partia shpreson të fitojë një vend në Parlamentin Europian për herë të parë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ekzekutimi i Behar Sofisë, zbardhet itinerari i lëvizjes së vrasësit

Vrasësi që ekzekutoi me dy plumba pistolete Behar Sofinë, të skeduar për trafik heroinë, ka dalë i qetë nga Tirana jo me makinë por...

Agjencitë turistike në vend rrezikojnë falimentime masive nga pandemia

Pandemia e COVID-19 po duket si një fund pa fund, në kushtet kur programet e vaksinimit po ecin ngadalë, kurse variante të reja të...

Borrell: Me Rusinë, BE-ja duhet të ketë një qasje “tërhiqe, por mos e këput”

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bëri figurën e budallait përballë Ministri i Jashtëm rus Lavrov, gjatë një konference të përbashkët për...

Covid-19/ Ministria e Jashtme njofton të gjitha masat e reja në Kakavijë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me shtrëngimin e masave që Greqia ka bërë për parandalimin...

“Mos bini pre e politiqenëve”/ Mjeku Kalo sulmon qeverinë

Mjeku i njohur Tritan Kalo i cili vjen afër qytetarëve me ndihmën dhe këshilla për shëndetin, nuk mungon as me mesazhet politike. Kalo ka apeluar...