E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Gjermani: Paga minimale vlen edhe për “përkujdesjen 24 orëshe”

Personeli i huaj sanitar dhe për ndihmë shtëpiake, i ndërmjetësuar në Gjermani, të cilët kujdesen për të moshuarit në shtëpitë e tyre kanë të drejtën të mos paguhen nën pagën minimale. Kjo u vendos nga Gjykata Federale e Punës në Erfurt. Ky vendim historik thekson që paga minimale vlen gjithashtu për kohën e gatishmërisë, në të cilën kujdesi ofrohet kur kërkohet.

“Edhe koha e gatishmërisë duhet të paguhet me pagën e plotë minimale,” sqaroi kryetari i trupit gjykues Linck gjatë seancës. Kjo vë në pikëpyetje modelin e biznesit të “kujdesit 24-orësh” brenda katër mureve të shtëpisë, të cilin e ofrojnë shumë agjenci rekrutimi.

Sipas deklaratës së gjykatësit, shërbimi i gatishmërisë mund të nënkuptojë gjithashtu që personeli infermieror kujdestar të jetojë në shtëpinë e të moshuarve. Kjo në thelb e detyron personelin të punojë në të gjitha orët e ditës dhe natës, kur është e nevojshme.

Padinë në gjykatë e çoi një grua nga Bullgaria. Sipas deklaratave të saj, ajo kujdesej për një të moshuar në apartamentin e saj në Berlin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Në kontratën e saj si asistente sociale përmendej se ajo duhet të punonte 30 orë në javë.

“Vendimi do të shkaktojë një cunami”

Paditësja nuk kishte kohë të lirë, madje as ditë pushimi. Për angazhimin e vazhdueshëm që kërkohej, ajo paguhej vetëm për gjashtë orë në ditë. Ajo merrte 950 euro neto në muaj. Bullgarja ishte e para nga rreth 100.000 deri 300.000 kujdestarë, kryesisht gra nga Evropa Lindore, që jetojnë me të moshuar gjermanë për t’u kujdesur për ta.

Specialistët e infermierisë dhe sindikatat besojnë se disa qindra mijë kujdestarë të huaj punojnë  në familjet gjermane për njerëzit në nevojë për kujdes – shpesh nën kushte të pasigurta pune. Kryetari i Fondacionit Gjerman  për Mbrojtjen e Pacientëve, Brysch, deklaroi në një reagim të parë se vendimi ishte i shpjegueshëm. Por kjo shkakton një cunami për këdo që varet nga mbështetja e infermierëve të huaj në shtëpi. Presidentja e shoqatës shoqërore VdK, Bentele, u tha gazetave të grupit mediatik Funke se pas vendimit, kujdesi në shtëpi është i kërcënuar.

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus
Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus

Ende nuk është marrë një vendim në lidhje me shumën e pagesës shtesë që do të marrë paditësja nga kompania e saj bullgare. Gjykata Federale ia kaloi çështjen përsëri në Gjykatës së Punës të Landit Berlin-Brandenburg. Në seancat e mëparshme gjyqësore, për shtatë muaj ishte llogaritur një pagesë e prapambetur prej më shumë se 38.000 eurosh./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tre djem dhe një vajzë në hotel, pranga të riut që qëlloi shokun me pistoletë

Më shumë se një muaj pas ngjarjes është prangosur në Tiranë autori i plagosjes me armë zjarri në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. 26-vjeçari...

Avokati mashtrues, merr 11 mijë paund për vizë studimi në Angli

Rreth dy muaj më parë, “Stop” transmetoi rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune...

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...