E martë, 27 Korrik, 2021
35.5 C
Tirana

Gjermani: Nevojitet shkallë e lartë e vaksinimit për shkak të Deltas

Në luftën kundër variantit Delta të koronavirusit, të paktën 85 përqind e moshës 12 deri në 59 vjeç dhe 90 përqind e të moshuarve të moshës 60 vjeç e lart duhet të imunizohen plotësisht, sipas përllogaritjeve të Institutit-Robert-Koch (RKI). “Po të arrihet në kohën e duhur kjo normë e vaksinimit, një valë e theksuar e katërt e virusit në vjeshtë/dimrin e ardhshëm duket e pamundur”, thuhet në dokumentin e publikuar.

Për pyetjen nëse mund të arrihen objektivat e synuara të vaksinimit, RKI ishte optimist i kujdesshëm. Për shembull, një sondazh i qytetarëve midis mesit të majit dhe fillimit të qershorit përcaktoi një gatishmëri për të vaksinuar që “i bën nivelet e synuara të vaksinimit të identifikuara në model të duken të arritshme”.

38.9 përqind të vaksinuar plotësisht

Tani është thelbësore që të motivojmë popullatën e pavaksinuar të shfrytëzojë ofertën e vaksinimit para fundit të verës. Për më tepër, duhet të ketë kapacitete të mjaftueshme për të vaksinuar dhe popullata duhet të vazhdojë t’u përmbahet masave bazë të higjienës.

“Rezultatet tregojnë se me supozimet e bëra, veçanërisht me një dominim në rritje të variantit Delta, fushata e vaksinimit duhet të vazhdojë me një intensitet të lartë,” shkruajnë autorët. Mund të jetë gjithashtu e nevojshme të zvogëlohen kontaktet “në një farë mase” po të rriten shifrat e infektimeve, shtojnë ata.

Deri tani, sipas të dhënave zyrtare, në Gjermani e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 56.5 përqind e njerëzve, dhe 38.9 përqind janë plotësisht të vaksinuar. Skenarët e modelit të RKI përfshijnë simulime të ndikimit të kuotës së vaksinimit në incidencën e Covid-19 dhe në shfrytëzimin e shtretërve të kujdesit intensiv deri në pranverën e vitit 2022. “Këta skenarë nuk janë parashikime të sakta, por një vlerësim i ndikimit të ndërhyrjeve në incidencën e infektimit”, thuhet në analizë.

Lexo edhe :   E konfirmon Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta ka hyrë në Shqipëri
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro bie nën 122 lekë, vlera më e ulët që nga janari 2020

Kursi i këmbimit të euros me lekun vazhdon të rënien dhe të martën shënoi vlerën më të ulët që nga fillimi i vitit 2020. Sipas...

Integrimi/ Zaev ironizon BE-në: Kur të jenë gati, të na lajmërojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar Bashkimin Europian, në lidhje me vendimin për të mos hapur negociatat, për shkak të vetos...

Juventus/ Alegri prezantohet, për Ronaldon dhe Dybalën vit i rëndësishëm

Gjatë konferencës për shtyp Alegri foli për dy lojtarë kyç tek bardhezinjtë, për Dybalën dhe Ronaldon: “Ronaldo është një kampion i madh, një djalë...

Basha kapet pas problemit të vet dhe harron hallin e PD

Nga Skënder Minxhozi Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit i ngjan secilit prej raporteve të prodhuara nga ndërkombëtarët për proceset zgjedhore në Shqipëri në...

Futboll/ Të premten, shorti për kalendarin e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Kalendari i Kategorisë Superiore 2021/22 dhe ai Kategorisë së Parë do të zbardhen këtë javë. Ditën e premte, në ambientet e sallës së konferencave të...