E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Gjermani/Kufizime edhe më të ashpra për të pa vaksinuarit

Qytetarët gjermanë mund të përballen potencialisht me kufizime më të ashpra të koronavirusit, ndërsa vendi po përballet me një valë të katërt të ashpër të pandemisë. Kancelarja në largim Angela Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Scholz, po mbajnë bisedime për krizën me liderët rajonalë të enjten, për të hartuar një plan. Kështu thuhet në një deklaratë nga zyra e kancelares.

Ka të ngjarë të bien dakord për kufizime më të ashpra – shumë prej të cilave janë vendosur të synojnë njerëzit e pa vaksinuar. Ndër masat që po konsiderohen janë mbyllja e bareve dhe klubeve dhe kufizimi i ngjarjeve të mëdha. Disa rajone të goditura rëndë në Gjermani kanë anuluar tashmë tregjet e Krishtlindjeve, dhe kanë ndaluar njerëzit e pa vaksinuar nga hapësirat publike si restorantet, palestrat.

Udhëheqësit e Gjermanisë do të diskutojnë gjithashtu vaksinimet e detyrueshme. Në fillim të kësaj jave, Scholz sinjalizoi mbështetjen e tij për vaksinime të detyrueshme. Futja e vaksinave të detyrueshme, do të duhej të miratohej nga Parlamenti.

Të mërkurën, Gjermania regjistroi 446 vdekje të lidhura me Covid-19 – numri më i madh i vdekjeve ditore në nëntë muaj. Shumë spitale po luftojnë për të përballuar numrin në rritje të pacientëve të kujdesit intensiv, dhe mjekët gjermanë kanë paralajmëruar se zënia e shtretërve të kujdesit intensiv së shpejti mund të tejkalojë atë të gjatë pikut të dimrit të kaluar.

Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Urgjencën (Divi) në një deklaratë të mërkurën paralajmëroi se mund të ketë rreth 6.000 pacientë Covid-19 në kujdes intensiv deri në Krishtlindje – pavarësisht nga masat e zbatuara nga udhëheqësit e Gjermanisë.

Gjermania raportoi 73.209 raste të reja brenda 24 orëve të fundit, sipas Institutit Robert Koch (RKI), qendra e kontrollit të sëmundjes në vend.

Më shumë se 102.000 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Gjermani, tha RKI.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...