E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Gjermania: Koronavirusi mund të dalë ‘jashtë kontrollit’

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë e quajti “shqetësuese” rritjen e infektimeve me koronavirusit në mbi 4000 në ditë. Por autoritetet paralajmëruan se numri mund të shkojë deri në 10000.

Zyrtari më i lartë i kontrollit të epidemisë në Gjermani paralajmëroi se Gjermania mund të përjetojë deri në 10000 raste të reja infektimesh në ditë, nëse njerëzit nuk ndjekin rregullat e higjienës dhe të distancimit social.

“Është e mundur që përhapja e virusit të dalë jashtë kontrollit,” u tha gazetarëve në Berlin Lothar Wieler, drejtori i Institutit Robert Koch.

“Nuk e dimë si do të zhvillohet situata në Gjermani në javët e ardhshme. E mundur është që të përjetojmë 10000 raste të reja në ditë,” tha ai.

Njoftimi i tij erdhi pas një rritjeje rastesh të reja. Gjermania regjistroi më shumë se 4000 infektime me koronavirus në një periudhë 24-orëshe – duke shënuar shifrat më të larta të regjistruara që nga kulmi i pandemisë në pranverë.

Shifrat e publikuara të enjten nga Instituti Robert Koch flasin për 4058 infektime të reja të konfirmuara – një ndryshim prej më shumë se 1200 rastesh krahasuar me 2828 raste të mërkurën.

“Shifrat flasim për një ndryshim shqetësues,” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin. “Thuajse asnjë vend tjetër në Evropë nuk e ka menaxhuar krizën kaq mirë deri tani. Por ne nuk duhet të vëmë në lojë atë që kemi arritur.”

Autoritetet e shëndetësisë nuk kishin regjistruar një numër kaq të madh të rasteve ditore që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, kur Gjermania regjistronte shpesh më shumë se 6000 raste të reja në ditë. Infektimet filluan të rriten përsëri në korrik – një rritje që u lidh me njerëzit që u kthyen nga pushimet verore.

‘Paradoksi i vetëkënaqësisë’

Wieleri gjithashtu kërkoi nga njerëzit që të ndjekin nga afër rregulloret dhe masat e përcaktuara për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Situata aktuale më shqetëson shumë … Ju kërkoj t’u përmbaheni rregullave,” tha ai, duke shtuar se vetëm 8% të rasteve të infektimeve në Gjermani ishin importuar nga kontinente të tjera.

Wieler e përshkroi “paradoksin e parandalimit”: që vetëkënaqësia ishte rritur pikërisht, sepse masat e marra nga autoritetet dhe publiku që nga marsi kishin çuar në një shkallë relativisht të ulët të vdekjeve.

Të mërkurën, shumica e 16 landeve federale të Gjermanisë ranë dakord të vendosin një ndalim ndaj njerëzve që vijnë nga zona me numër në rritje të infektimeve, që ato të mos lejohet të qëndrojnë në hotele apo diku tjetër. Sidoqoftë, njerëzit nga rajone të përcaktuara si zona me rrezik, ose zona në rrezik për t’u bërë pika të nxehta, mund të vazhdojnë të udhëtojnë.

‘Autoritetet e shëndetësisë mund të mbingarkohen’

Masa erdhi ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert tha se rritja e rasteve nuk mund të lidhet më me një “ngjarje të vetme shpërthimi” dhe paralajmëroi që autoritetet shëndetësore që përpiqen të gjurmojnë infektimet mund të mbingarkohen.

Autoritetet e shëndetësisë gjithashtu i përsëritën thirrjet për të kufizuar udhëtimet e panevojshme.

Ndërkohë, Berlini, i njohur për jetën e tij aktive të natës, do të vendosë ndalim të aktiviteve natën në kryeqytet.

Të paktën 310.144 vetë në Gjermani janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, dhe mbi 9500 vetë kanë vdekur./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...