E diel, 20 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Gjermani/ Katër etapa për të dalë nga kriza

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier me plane për të dalë nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Parakusht është që shifrat e infeksioneve të mbeten të ulëta.

Minus 6,3 përqind, këtë rënie nuk e ka parë deri më tani ekonomia gjermane.

“Kemi pasur ditë më të bukura dhe perspektiva më optimiste“, tha ministri federal Altmaier të mërkurën në Berlin. Tregu i punës ka kohë që është nën presion, e ky presion sa vjen e rritet.

Deri tani janë afro tre milionë njerëz që punojnë me orar të reduktuar dhe për vitin aktual pritet që numri i të punësuarve në Gjermani të zvogëlohet me 370 000 dhe papunësia të rritet me 5,7 për qind.

Ekonomia po përjeton shok si brenda ashtu edhe jashtë vendit, tha Altmaier. Oferta dhe kërkesa janë njësoj të prekura, sepse edhe ekonomia botërore ndodhet përpara një krize të thellë. Në të gjithë botën janë ndërprerë zinxhirët e furnizimit. Kërkesa për mallrat gjermane do të ulet edhe më tej dhe rritja do te jetë e ngadalshme, tha Altmaier.

Eksportet po bien

Për ekonominë gjermane, e cila varet shumë nga eksporti, një rënie prej 11,6 përqind, sikurse pritet të ndodhet këtë vit, është fatale.

Por edhe ekonomia gjermane në përgjithësi do të bjerë, sepse konsumi privat do të ulet për shkak të mbylljes së restoranteve dhe ambienteve të kohës së lirë. 7,4 përqind pritet të jetë rënia e konsumit të brendshëm gjatë këtij viti. Sipas parashikimit të prezantuar të mërkurën në Berlin nga qeveria gjermane, pika më e ulët pritet të jetë në qershor, me 89 për qind, në krahasim me qershorin e 2019-ës.

Prandaj edhe, sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, ia vlen të mendohet që tani sesi mund të rimëkëmbet sërish ekonomia: Sa më shpejt që të ofrojmë një perspektivë konkrete, aq më shpejt do të marrë veten edhe ekonomia. Sipas parashikimit të qeverisë gjermane, nëse masat e marra do të jenë të duhurat, në vitin 2021 ekonomia mund të rritet sërish me 5 përqind.

Përshtatje e programeve ekzistuese të ndihmave

Në vija të trasha, ministri Altmaier ka hartuar një plan me katër etapa, i cili do të konkretizohet në javët dhe muajt e ardhshëm. “Ne e dimë se pandemia do të marrë fund vetëm pasi të jetë gjetur vaksina, por ne kemi nevojë për një plan për rikthimin gradual të jetës ekonomike”.

Në nivelin e parë, në të cilin ndodhet Gjermania aktualisht, janë ndihmat financiare për ekonominë. Programet ekzistuese të ndihmës duhet të përshtaten, duke filluar me ndihmën e menjëhershme për kompanitë më të vogla nëpërmjet kredive të Bankës Gjermane të Rindërtimit, KfW, e deri te fondi i stabilizimit, i cili ka për qëllim të parandalojë që ekonomia të dëmtohet keq në pikat e rëndësishme strategjike. Por qeveria gjermane në këtë të fundit nuk mund të veprojë si të dojë. Një shembull: Lufthansa. Për mënyrën se si mund të ndihmohet kompania e dëmtuar, nuk vendos vetëm Berlini, por edhe Brukseli. “Kriteret duhet të koordinohen me BE-në”, thotë Altmaier, pa dhënë shumë hollësi.

Lexo edhe :   Virologu gjerman paralajmëron: "Na pret një dimër i vështirë, me koronavirusin do të jetojmë edhe gjatë 2021"
Lexo edhe :   Virologu gjerman paralajmëron: "Na pret një dimër i vështirë, me koronavirusin do të jetojmë edhe gjatë 2021"

Miliarda të tjerë gati

Në fazën e dytë të planit të tij të shpëtimit për ekonominë gjermane, Qeveria Federale do të ndihmojë ato kompani që vetëm më vonë do të mund t’i fillojnë aktivitetet e tyre të biznesit. Këtu mund të përmenden operatorët e panaireve dhe organizuesit e panaireve, turizmi apo sektori i kulturës. “Do të duhet shumë kohë derisa këto degë të ekonomisë të funksionojnë në nivel normal“ tha Altmaier. Deri atëherë mund të merren edhe hapa të ndërmjetme. “Shpresoj se në fund të majit do të fillojmë aktivitetin e hotelerive dhe restoranteve.”

Kusht eshte që sukseset e arritura deri më tani në mbajtjen e ulët të nivelit të pandemisë të vijojnë. “Plani supozon që gradualisht do të mësojmë të përballojmë këtë pandemi”, tha Altmaier. Vetëm atëherë mund të ekzistojë një “perspektivë shprese për një rritje ekonomike”.

Një vrapim i gjatë

Shifrat e infektimeve në tre javët e fundit shkuan “në drejtimin e duhur”. Në vend të 5000 infektimeve të reja në ditë, aktualisht regjistrohen vetëm 1000 deri në 1300. Por askush nuk duhet ta harrojë, se rruga është e gjatë dhe duhet t’ia dalim me forcat tona.”

Gjermania është në muajin e dytë të kufizimit të kontakteve. “Shumëkush ka përshtypjen subjektive që ka kjo është një kohë e gjatë,” thotë Altmaier, duke aluduar në faktin se shumë parti tani po bëjnë thirrje për më shumë lehtësime. “Ne do ta dimë brenda disa ditësh nëse infektimet do të vazhdojnë të ulen dhe nëse masat janë të sakta, prandaj unë mendoj se është e drejtë të presim dhe të shohim edhe disa ditë.”

Blerja e shpërblimeve për makina?

Nëse gjithçka shkon mirë, më vonë mund të vihen në lëvizje edhe nivelet 3 dhe 4 të planit të qeverisë. Ato parashikojnë një “program ekonomik të përshtatur me situatën dhe nevojat”. Kjo mund të përfshijë, për shembull, primet për blerje veturash. Industria e automobilave ka një rëndësi të madhe për mirëqenien ekonomike të Gjermanisë dhe është gjithashtu në një proces transformimi “pavarëisht nga korona”.

Bëhet fjalë për lëvizshmëri ekologjikisht të qëndrueshme dhe për uljen e ndjeshme të emetimeve të dioksidit të karbonit, thotë Altmaier.

Në nivelin e katërt, Ministri Federal i Ekonomisë flet për një “program fitnesi” për ekonominë. Kjo ka të bëjë me strukturat, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

Sidoqoftë, do të merren parasysh edhe zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe tregjet. “Ne nuk duam që ekonomia globale të tansformohet në atë masë, saqë kushdo të mendojë se çdo gjë mund ta bëjë vetëm me forcat e veta”. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë orë negociata me RENEA, vetëdorëzohet personi që kërcënonte të vetëvritej

Forcave RENEA i janë dashur më shumë se pesë orë negociata për të bindur 31-vjeçarin nga Fieri që të ulë armën, me të cilën...

Keni bërë plane për fundjavën? Ja si do të jetë moti sot

Sot Shqipëria do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira, me një mot kryesisht të qëndrueshëm. Në zonat jugore nuk përjashtohet mundësia për reshje. Sipas Meteoalb,...

Horoskopi sot (20 shtator 2020)

Dashi Të veprosh në mënyrë impulsive nuk do të jetë aspak problem sot. Kujdesi ka vendin e vet në jetë, por jo sot. Do të...

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...