E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Gjergj Fishta mes nesh

Nga: Agron Gjekmarkaj

Si sot 150 vjet më parë Zoti i fali Shqiperisë Gjergj Fishten, pikerisht atë burrë që e nxorri kombin e tij kulturalisht por edhe politikisht nga historia otomane drejt historisë europiane të shtetformimit dhe Pavaresisë! Gjergj Fishta është Zadrimor, Gjergj Fishta është Lezhjan, Gjergj Fishta është Shqiptar perkatesi keto të cilat i bashkoi në një amnezë të paperseritshme vetedijeje patriotike, religjioze e intelektuale ne udhekryqin e pikprerjeve të historise me të ardhmen e shqiptarëve.

Gjergj Fishta maksimalizoi gjuhen e popullit, shqipen e paster, duke ecur në rrugnajen e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Zarishit per ti dhënë asaj statusin e eperm të gjuhes së kultures. Me fjalet e saj të zgjedhura me kujdes hyjnor pershkroi luften dhe paqen e shqiptarve, forcen e tyre per identitet, mallin për fatosin e madh Gjergj Kastriotin, zellin për qendresë, furinë per beteje, deshiren per liri e shtet!

Heronjtë i vuri në gjerdanin e epit, i mbeshtolli me virtyte, i kontekstualizoji me një ideal, me shqipe të kuptueshme nga lartesi malesh ju pershkroi kumtet, vikamat, madheshtinë, gjakun e derdhur në panteonin e perbashkesisë kombetare! Fishta krijoi shqiptarin dhe identitetin e tij, malsorin, lekët, që do të çonin vëndin tek liria kombetare si konstruktor mitesh sublime! Kur kjo u arrit si demiurg qe sheh pertej kohes së tij vendosi të shnderrohet në mesuesin kritik të shoqerisë, të ekspozojë të metat, veset, të perkufizojë perfituesit, tradhetaret, levantinet e shakllabanet, rriqnat e ndyta që frysheshin me gjakun e shtetit të ri!

Dhe kjo për të kompaktesuar një shoqeri bazur tek fiset, për të rritur një individ që pranon zhvillimin dhe modernitetin, për të urbanizuar mendimet,që rigjen identitetin e vet për ta rilidhur me atë të kontinentit si nevoje per vetedije, mbijetese, kulture e qyteterimi. Fishta ishte Shqiperibëresi më i madh dhe ënde sot mbetet Shqiperimbajtesi më i madh! Ai është kolona kulmore që mban tempullin të mos bjerë nga dallget e kohes, si veper, si bëma, si misherim. Fishta është fjala shqipe më e fortë, më e bukur, me terapeutikja, më e urta! Në të gjindet kodet e interpretimit të ketij populli, në të gjinden rrugezgjidhjet që na lejojnë te dalim pertej mjegullave.

Fishta është shkrimtari gjuhe dhe komb krijues në kuptimin me bashkekohor të fjales. Fishta është morali, besa dhe qendresa. Fishta është fytyra më e ndritur katolicizmit shqiptar si misherues i formules “Atme e Fe”! Fishta është ai që na ben të ndihemi krenar si pasardhes të Oso Kukes e Dedë Gjo Lulit, Fishta është ai që na kujtoj se sa afer honeve jemi me matrahulet, hajnat, bracat, dylmet, ngrehalucat e zyrave të shtetit! Fishta nga ameshimi na kujton sa e veshtirë ishte te ikesh nga lindja drejt perendimit dhe sa e lehtë është mbytesh në sherbetin e saj.

Po po Fishta ai françeskani me sandale e zhgun, i gjatë e i hijshem ecen neper historinë tonë krejt hijshem si permendore “që rrfe as mot smundet me e derrmue” si roje, si fat, si engjell, si i derguari i zotit, si me i madhi shqiptar dhe shkrimtar që na thotë besoni tek Shqiperia, tek gjuha shqipe, tek Europa dhe identiteti i saj, tek Skenderbeu, tek besa dhe virtytet e rraces i gatshem të na hape udhen, i pa medyshje për të leshuar anatemen dhe mallkimin “kur ket giuhë të perendise trashëgim na la i pari trashegim s’ja len ai fmisë! Po sot duhet të krenohet Zadrima e butë, Lezha e qetë dhe Shqiperia e kreshperuar për Fishten e vet pa një të dytë mbi faqe të dheut! Mbeten pa varr Gjergji i parë dhe Gjergji i dytë më mirë keshtu, u ngjiten në qiell, na shohin nga lart, nga atje na mbrojnë dhe kemi nevojë e qysh!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...