E diel, 20 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Gjeneral McKenzie paralajmëron për rrezikun e ringjalljes së ISIS-it

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Ushtaraku më i lartë amerikan për operacionet në Lindjen e Mesme paralajmëron se Shteti Islamik mund të ringjallet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron me shpejtësi për të kthyer në vendet e tyre dhe për të ri-integruar ish-anëtarët e këtij grupi terrorist që aktualisht mbahen në kampe në Siri.

“Ne po i krijojmë vetes një problem strategjik që do të rishfaqet pas 10-15 vjetësh. Do të preferoja që ta shmangim këtë problem,” tha Gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, komandant i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) gjatë një diskutimi të mërkurën, të organizuar nga Instituti Amerikan për Paqen.

Koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, i udhëhequr nga SHBA, deklaroi vjet fitore mbi ISIS-in, por vazhdon të ekzistojë “një ekosistem problemesh të ndërlidhura” gjë që kërkon bashkëpunim ndërkombëtar, tha zoti McKenzie.

Aleatët ndërkombëtarë janë përpjekur të arrijnë një konsensus global lidhur me fatin e ish-luftëtarëve të ISIS-it, të kapur rob, si dhe të familjeve të tyre. Shumë vende nuk pranojnë kthimin e shtetasve të tyre nga zonat e konfliktit në Irak dhe Siri. Problemi është thelluar nga pamundësia për të udhëtuar në kushtet e koronavirusit.

Zyrtarët thonë se kushtet tepër të rënda në kampin al-Hol në Siri, ku mbahen shumë nga ish-luftëtarët e kapur të ISIS-it, si dhe dhjetëra mijëra civilë të zhvendosur, ka thelluar radikalizimin. Në këtë objekt janë identifikuar edhe infeksione me koronavirus, gjë që ka shtuar frikën për përhapjen e sëmundjes.

Lexo edhe :   SHBA: Shqiptari akuzohet për mbështetje të ISIS-it

“Nëse vazhdojmë të qëndrojmë në këtë objekt, do të ndeshim probleme të mëdha në të ardhmen e afërt kur do të regjistrojmë shumë vdekje, si dhe në të ardhmen afat-gjatë pasi ende nuk kemi një plan për de-radikalizimin e këtyre individëve,” tha zoti McKenzie.

Lexo edhe :   SHBA: Shqiptari akuzohet për mbështetje të ISIS-it

“Nuk kam zgjidhje përveç kthimit të tyre në vendet përkatëse. Por ky problem ose duhet trajtuar tani, ose do të bëhet edhe më i rëndë pas disa vitesh,” tha komandanti i CENTCOM-it.

Shqetësimet për ringjalljen e ISIS-it shfaqen ndërkohë që SHBA synon të tërheqë forcat nga Iraku dhe Siria.

Muajin e kaluar Gjenerali McKenzie pohoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se forcat amerikane mund të vazhdojnë të luftojnë ISIS-in dhe të mbështesin trupat irakiane me një kontigjent të reduktuar, duke shtuar se shkurtimet do të bëhen duke vazhduar konsultime të ngushta me aleatët irakianë dhe ndërkombëtarë.

Të mërkurën, Gjenerali McKenzie theksoi se SHBA nuk do të qëndrojë pafundësisht në Siri, por nuk sinjalizoi ndonjë afat të qartë kohor. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...