Rajoni

“Gjendja e saj, shumë e rëndë!” Çfarë po ndodh me Katica Janevën?


               Publikuar në : 17:07 - 10/10/19 Enno

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore raportohet se ka kërkuar vazhdimisht trajtim mjekësor. Autoritetet kanë pohuar së ajo do të trajtohet në klinikën “Zhan Mitrev”. Avokatja e Janeva-s tha për median “Fokus’ se është pranuar kërkesa e klientes së saj për një trajtim të specializuar pasi gjendja shëndetësore është raportuar si tejet e rëndë.

“Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, thotë avokatja Frçkovska, e cila kishte kërkuar më parë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Janevën.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT