E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Gjendet Range Rover i djegur, asnjë lajm nga pengu i Kamzës

Policia e Tiranës vijon kërkimet për Jan Prengën, personi që u rrëmby dy ditë më parë në Kamëz.

Autorët, ende të paidentifikuar pasi u konfliktuan me Prengën teksa ky i fundit po hipte në mjetin e tij, e morën me dhunë dhe e futën në makinën e tyre.

Prej andej, kamerat e sigurisë në zonë zbuluan se autorët u larguan me një mjet tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë. Pas verifikimeve të kryera, burime pranë policisë sqaruan se mjeti në fjalë rezultonte i denoncuar si i vjedhur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44 minuta në rrugën “London” në Kamëz, e ndërsa mjeti i dyshuar i përdorur nga autorët është fiksuar të largohet në drejtim të Fushë-Krujës. Por vetëm pak orë më vonë, burime pranë grupit hetimor sqaruan se pikërisht ky mjet u gjet i djegur në rrethinat e Durrësit. Për policisë rrëmbimi i 49 vjeçarit me origjinë nga Puka e banues në Bathore mbetet ende një mister, pasi Jan Prenga nuk rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penalë.

Për të hedhur më shumë dritë për rrëmbimin e tij, efektivë të komisariatit numër 5 në Kamëz morën në pyetje edhe familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se nuk kanë asnjë dijeni kush mund të jenë autorët, pasi nuk kanë probleme apo konflikte me njeri.

Si pistë kryesore policia ka atë të ndonjë konflikti të mëparshëm apo borxhi të pashlyer mes 49 vjeçarit dhe autorëve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...