Një trup i pajetë është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës. Trupi është gjetur i gjymtuar, i dekompozuar dhe pa kokë.
Dyshohet se personi mund të ketë ndërruar jetë muaj më parë, ndërsa trupi është nxjerrë në breg nga dallgët e detit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion Paraprak
Më datë 07.03.2019, rreth orës 10:30, në lagjen Nr 1 , Currila ,Durrës, është gjetur një kufomë e rregullt nga ana strukturore por e dekompozuar.
Nga hetimet e para dyshohet të jetë e seksit mashkull dhe nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.