E diel, 22 Maj, 2022
12.5 C
Tirana

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se i përket ish-shefit të policisë

Një trup i pajetë është gjetur në Ulqin, e ndërsa ka dyshime të forta se i përket ish-shefit të antidrogës që u shpall i zhdukur. Ndonëse ende nuk dihet zyrtarisht, mediat raportojnë se nga policia e Malit të Zi, bëhet me dije se nga rezultatet paraprake të hetimit trupi i pajetë i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga autopsia, por që aktualisht, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Trupi i pajetë dyshohet se është i Rudolf Elezoviç, pasi ky i fundit u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më 27 maj. Elezoviç ka shërbyer si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë ai ka mbajtur poste të tjera të larta në policinë e Malit të Zi. Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Pak ditë më parë, mediat serbe përcillnin të dhëna, lidhur me zhdukjen misterioze e shefit të anti-drogës. Duke iu referuar mediave serbe, Rudolf Elezoviç, pasi mësoi se anëtarët e një grupi kriminal, të dyshuar për kontrabandë, rreth dy tonë e gjysmë marijuanë e shënuan atë si një nga lidhjet më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë, u arratis në një vend fqinj. Kjo mund të jetë arsyeja pse Elezoviç në Shqipëri nuk u shënua në asnjë nga pikat kufitare, pasi dokumentet e tij mbetën në shtëpi, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve të ‘Dnevni novini’, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri, dhe i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Dyshohet se kjo ngjarje kriminale për shefin e Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit, ka të bëjë me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...