E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

Gjendet një trup i pajetë në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se dallgët kanë nxjerrë në breg një trup të pajetë, në Zvërnec, i cili u pikas nga disa peshkatarë. Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e ngjarjes.

Trupi i pajetë po transportohet drejt morgut të qytetit  dhe priten detaje të reja pas ekspertizës mjeko-ligjore. Paraprakisht, dyshohet se trupi i përket një personi me probleme mendore, i cili jetonte vetëm.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në plazhin e Zvërnecit, është gjetur një trup i pa jetë i cili i përket shtetasit I.I., 56 vjeç.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...