Gjendet një granatë pranë spitalit Ushtarak

Policia bën me dije se një granatë e vjetër është gjetur pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se granata është gjetur në një shkurre në zonën e Laprakës, pranë Spitalit Ushtarak.

“Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër, e çaktivizuar. Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem”, njofton policia.