Gjendet i pajetë trupi i një shtetaseje gjermane në Tiranë

Mbrëmjen e kaluar një shtetase gjermane është gjetur pa jetë në banesën e saj në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Sipas burimeve policore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se ajo mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia thotë se ende po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.