E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Gjendet i pajetë në banesë, si tentuan ta fshihnin trupin nënë e bijë

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku kryefamiljari është gjetur pa shenja jete. Një telefonatë e ardhur në Komisariatin e policisë Mat, ka hedhur në veprim policinë ku dhe gjeti pa shenja jete shtetasin Ylber Lezi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja Mine Lezi ka shfaqur rezistencë, duke mos ju hapur derën shërbimeve të policisë. Uniformat kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Ylber Lezi, 47-vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja Mine Lezi dhe vajza e tyre Aida Lezi. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Nënë e bijë janë marrë menjëherë për të dhënë dëshminë e tyre përballë hetuesve, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg, për të zbardhur edhe shkakun e vdekjes së tij.

48-vjeçari Lezi, njihej në zonë si konsumues i alkoolit, ndërsa dyshohet se kjo është arsyeja e nisjes së sherrit në familje. Megjithatë pritet që grupi hetimor të zbardhë të plotë dinamikën e vrasjes dhe autorin. Ylber Lezi kishte shenja dhunë në kokë dhe në trup, duke ngritur dyshimet se është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij.

Njoftimi i plotë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. L., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. L., ka shfaqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të policisë. Shërbimet e policisë  kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. L., 47 vjeç. Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. L., dhe vajza e tyre A. L., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Lexo edhe :   U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kriza në Ukrainë, NATO rrit praninë e saj

Aleatët e NATO-s po vendosin forcat në gatishmëri, dhe po dërgojnë anije shtesë dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, tha organizata të hënën. Këto...

FSHF i nxori audio-përgjimin, Veliaj: U qëndroj një për një atyre që kam thënë!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të publikuar sot nga Federata Shqiptare e Futbollit, në të cilën...

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...