E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Gjendet foshnja e porsalindur në koshin e tualetit të avionit

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur, të braktisur në koshin e plehrave të tualetit të një avioni. Një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se ka lindur në fluturim, është arrestuar.

Avioni i Air Mauritius, i cili mbërriti nga Madagaskari, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Sir Seewoosagur Ramgoolam më 1 janar.

Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor.

Ata vunë re se kishte letër higjienike të lyer me gjak, dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim.

Policia e aeroportit mori në pyetje edhe pasagjerët.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital. Si ajo ashtu edhe foshnja thuhet se janë mirë.

Gruaja e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dy-vjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali, dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.

Burimi i lajmit: BBC. Pershtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...