E hënë, 25 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Gjashtë pasuri të konfiskuara nga shteti dalin në ankand

Gjashtë pasuri të konfiskuara nga shteti palëve që janë dënuar nga gjykata tashmë do të dalin në ankand dhe do të kalojë tek subjekte të tjera të interesuara.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes Drejtorisë së Pronës Publike publikoi një listë ku jepeshin detajet e këtyre pasurive dhe data në të cilat do të mbahet ankandi.

Pasuria e parë e cila është listuar për tu nxjerrë në ankand është një tokë arë ne zonën e Durrësit me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash2 ku vlera fillestare e ankandit është 31.3 milionë lekë. ankandi për këtë pasuri do të mbahet në orën 10 në të datës 28 korrik.

Pasuria e dytë është një tjetër tokë arë me sipërfaqe 2930 metra2 dhe me një vlerë fillestare të ankandit prej 1.85 milionë lekë. Ky ankand do të mbahet në datë 28 korrik ora 11.

Dy pasuri të tjera të nxjerra në ankand janë dy bodrume në Shëngjin Lezhë ku çmimi për të dy është nga 643 mijë lekë secili. Bodrumet të cilët ndodhen ngjitur me njëri-tjetrin do të dalin në ankand në datë 28 korrik respektivisht në mesditë dhe në orën 13.

Dy pasuri të tjera që aktualisht janë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë asete biznesesh. Bëhet fjalë për asete të shoqërisë “ABA 2011” sh.p.k me vlerë fillestare të ankandit prej 1.9 milionë lekë dhe për të cilën ankandi mbahet po në 28 korrik. Asetet e tjera janë të shoqërisë “Citadela” sh.p.k me vlerë 27 milionë lekë.

Në shkresën e Drejtorisë së Pronës Publike nënvizohet se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit dokumentacionin e nevojshëm që nis së pari me një kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Po kështu mandat pagesën apo Garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Së treti deklarimin personal të secilit pjesëmarrës, që vërteton se ky i fundit nuk është në konflikt interesi, sipas dispozitave të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009, të ndryshuar dhe të ligjit Nr. 34/2019, të ndryshuar. Dhe në fund dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...