“Gëzuar ditëlindjen babo”, Rudina Dembacaj uron ish-bashkëshortin

Pavarësisht ndarjes së tyre, aktorja Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj vijojnë të kenë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin.

Këtë gjë e vërteton edhe postimi i fundit i moderatores, e cila e ka uruar Aleksandrin për ditëlindje. Ajo ka postuar në ‘Insta Story’ një fotografi të tijën dhe të vajzës së tyre.

“Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë Viktoria. Dy pika uji”, shkruan ajo në postimin e saj.

Dembacaj pranoi para disa muajsh se i kishte dhënë fund marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj, pas një martese 3-vjeçare.

Aktorja vijon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të bashkëjetesës së saj, me ish-deputetin Mark Frroku.