E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Gevork Vartanian, agjenti sovjetik që i shpëtoi jetën Churchill, Roosevelt dhe Stalinit

Adolf Hitleri mund edhe ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, duke vënë nën kontroll gati të gjithë botën, po të mos ishte për Gevork Vartanian, agjentin sovjetik të shërbimit sekret që ndihmoi në dështimin e një komploti nazist, për të vrarë udhëheqësit aleatë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vartanian lindi më 17 shkurt 1924 në qytetin rus të Rostovin buzë lumit Don, në një familje me origjinë armene. Në vitin 1930, familja u zhvendos me banim në Teheran të Iranit, ku i ati Andrei Vartanian, punonte si një agjent i fshehtë sovjetik, edhe pse zyrtarisht paraqitej si një biznesmen.

Pas babait, vendin e tij në shërbimet sekrete e zuri i biri Gevork në vitin 1940, edhe pse ishte vetëm 16-vjeç. Nën emrin e koduar “Amir”, detyra e tij ishte të zbulonte spiunët gjermanë dhe britanikë. Në atë kohë inteligjenca britanike po stërviste në Teheran njerëz, që do të shërbenin si spiunë në Azinë Qendrore sovjetike dhe Kaukaz.

Edhe Vartanian iu nënshtrua trajnimeve nga britanikët, ndërsa puna e tij e parë ishte informimi në Moskë, mbi atë çka ndodhte në shkollën britanike të zbulimit. Për pasojë, spiunët e trajnuar nga Britania të dërguar me mision në Bashkimin Sovjetik u kapën ose u rekrutuan si agjentë të dyfishtë.

Gjatë vetëm dy viteve, 1991-1943, grupi i tij i agjentëve identifikoi rreth 400 vetë, të cilët ishin të lidhur me shërbimin e inteligjencës gjermane. Ishte ajo koha kur Vartanian u njoh me motrën e një prej pjesëtarëve më aktivë të rezistencës sovjetike, Goar.

Ajo u bë anëtare e grupit të tij të agjentëve, dhe më vonë bashkëshortja e e tij. Operacioni i tij më i famshëm, ishte pengimi i planit të Gjermanisë naziste për të vrarë udhëheqësit e vendeve të mëdha aleate britanikun Winston Churchill, amerikanin Franklin Roosevelt dhe sovjetikun Josif Stalin.

Adolf Hitleri kishte planifikuar që t’i eliminonte që të tre me një goditje të vetme gjatë Konferencës së Teheranit në vitin 1943. Ajo u mbajt në ambasadën sovjetike, ku Stalini e njoftoi Rooseveltin për një komplot nazist për vrasjen e tyre. Kjo e kishte natyrisht edhe një hile nga ana e sovjetikëve.

Ambjentet e ambasadës përgjoheshin në çdo cep, dhe me sa u kuptua më vonë Stalini mësoi paraprakisht se çfarë do të thoshin amerikanët në atë samit, që vendosi në fakt jo vetëm çeljen e një fronti të dyte lufte kundër kundër Gjermanisë në verën e vitit 1944, por që efektivisht pranoi që Polonia dhe pjesë të Evropës Lindore të dominoheshin pas luftës nga Bashkimi Sovjetik.

Në kohën e samitit, Teherani ishte plot me refugjatë nga Evropa e shkatërruar nga lufta, dhe agjentët nazistë ishin shumë aktivë në mesin e rreth 20.000 gjermanëve që jetonin në Iran, do të kujtonte Vartanian në një intervistë për agjencinë rusë të lajmeve Ria-Novosti në vitin 2007.

Misioni nazist i quajtur “Operation Long Jump”, ishte miratuar me ngut disa javë më parë nga Ernst Kaltenbrunner, kreu i sigurisë së SS, pasi nazistët kishin arritur të mësonin vendin dhe datën e samitit, falë thyerjes së kodit të shifrimit të mesazheve të marinës amerikane.

Operacioni iu besua agjentit special, Obersturmbannfuehrer Otto Skorzeny, që më 12 shtator 1943 kishte udhëhequr misionit spektakolar për lirimin nga burgu të Benito Mussolinit, ish-udhëheqësit fashist të Italisë. Por misioni dështoi kur Vartanian dhe agjentët e tjerë sovjetikë të vendosur në Iran, kapën një ekip të komandove naziste, të cilët kishin zbarkuar në bregun e liqenit Kaspik.

Ata ishin 6 operatorë radistë, që po udhëtonin hipur mbi deve dhe ishin të pajisur me armë. Gervork kujton më vonë se si i gjurmoi gjermanët, duke përfshirë edhe shefin e celulës, Franz Meyer, i cili u zhduk. Kur më në fund u gjet, Meyer kishte lënë mjekër, dhe ishte maskuar si një varrmihës në një varrezë armene.

Edhe pse “Amir” ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë, ai ia doli të sabotojë një nga operacionet me të frikshme të Fyhrerit, pikërisht në momentin më delikat, kur dukej se fatet e luftës po anonin nga ana e aleatëve. Agjentët gjermanë u arrestuan në Teheran disa ditë para konferencës. Pasi u morën në pyetje, ata u detyruan të dërgonin mesazhe false në Berlin, gjë që çoi në braktisjen e operacionit sekret.

Vartarian kujton më vonë se misioni pati sukses, pikërisht pasi në radhët e njerëzve që drejtonte nuk pati asnjë dezertor. Detajet e karrierës së tij së pas luftës janë të paqarta. Sipas agjencisë së lajmeve ITAR-Tass, ai u diplomua nga Instituti i Gjuhëve të Huaja në Jerevan të Armenisë ne vitin 1955. Më pas ai punoi si agjent në një numër vendesh, përfshirë Iranin, Italinë, Francën dhe Greqinë, së bashku me gruan e tij Goar, duke u rikthyer në Bashkimin Sovjetik në vitin 1986.

Thuhet se çifti u martua dhe u martua disa herë në vende të ndryshme, si pjesë e mbulimit të tyre agjenturor. Gevork Vartanian, u tërhoq nga shërbimi në vitin 1992. Identiteti i tij nuk u zbulua zyrtarisht deri në vitin 2000. Pavarësisht daljes në pension, ai vazhdoi të trajnojë agjentët e rinj. Ai mori dekoratën më të lartë, atë të Heroit të Bashkimit Sovjetik. I sëmurë me kancer, Vartanian u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë më 10 janar 2012, në moshën 88 vjeçare./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...