E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd”, Bashës nuk i del inati me Ramën

Kryedemokrati Basha ia ka kthyer me të njëjtën monedhë përgjigjen Ramës, pas ironisë së tij për planin ekonomik. Kreu i PD-së thotë se gërrvërret prej palaçoje, nuk e mbulojnë dot dështimin dhe krizën ku i ka zhytur shqiptarët.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”.

Pak më herët, Rama i është përgjigjur Bashës pas deklaratës së tij nga Durrësi, ku i bëri thirrje qeverisë për të zbatuar sa më shpejt programin me 5 pika të PD për krizën. Sipas Bashës, koha nuk pret dhe gjendja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve sa vjen e rëndohet.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se programi i Bashës është një ‘tramvaj me shalqi’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...