Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Gent Sejko: Ekonomia në rritje, të ulet përdorimi i Euros!

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Ekonomia shqiptare po vijon të konsolidohet me ritme të shpejta, ndërsa këtë e ka konfirmuar Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s, ndërsa ka shtuar se niveli i kredive të këqija ka rënë ndjeshëm, një lëvizje e cila do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë në vijimësi.

“Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s. Norma bazë e interesit do të vijojë të mbetet e pandryshuar në nivelin 1,25%. Niveli i kredive me probleme ra në nivelin 13.2%. Përshpejtimi i rritjes ekonomike kërkon vijimin e reformave strukturore”- u shpreh Gent Sejko.

Në fjalën e tij Sejko njoftoi se Këshillit Mbikëqyrës të BSH ka vendosur  për uljen e përdorimit të euros, si strategji për të avantazhuar lëvizjen e monedhës vendase.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka shtuar se shërbimi financiar i bankave mbetet në përmirësim të vazhdueshëm. Megjithatë, sektori bankar duhet të jetë me aktiv në kreditim. Niveli i kredive me probleme ra në 13.2 për qind.

Megjithëse në rritje, inflacioni në vend vijon të mbetet i ulët dhe nën objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë. Në aspektin makroekonomik, kjo ecuri pasqyron stadin e zhvillimit ciklik të ekonomisë sonë dhe nivelet e ulëta të inflacionit të importuar.

Një problem tjetër është dhe performaca jo e mirë e bizneseve, pasi sipas bankës, bizneset nuk zbatojnë mjaftueshëm kapacitetet e tyre, duke krijuar një ngadalësim në punë dhe rrjedhimisht edhe në shërbim dhe në përmirësimin e kushteve.

“Ndonëse në rritje, kërkesa agregate mbetet ende e pamjaftueshme për të shfrytëzuar në mënyrë të plotë kapacitetet prodhuese, sikundër ilustrohet nga fakti se norma e papunësisë mbetet mbi nivelin e saj natyral dhe se bizneset raportojnë një shfrytëzim ende jo të plotë të kapaciteteve. Ky fenomen pengon rritjen e pagave, të kostove të prodhimit dhe të marzheve të fitimit, në linjë me objektivin tonë për inflacionin”-tha mes tjerash Genti Sejko.

Tags: eurosgentipërdorimiSejkoUlet

TË LIDHURA

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026
Politikë

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026
Next Post

Berisha: Saimir Tahiri pagoi 200 mijë euro për ...

Sëmundja e kancerit/Parandalimi është i mundur. OBSH jep 9 këshilla të arta

Kënga e Ermal Metës vazhdon garën në Sanremo







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

by mirseda
16:28 | 09/06/2026
0

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm çështjen ndaj 9 personave të akuzuar...

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

15:32 | 09/06/2026

Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

15:30 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com