E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Gazetarja zbulon dosjen, “Prokurorit ia paguante qeranë e shtëpisë trafikanti”

Gazetarja Klodiana Lala zbardh për Balkanweb dosjen e Prokurorisë së Posaçme për operacionin “Shpirti”, që u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Në dosjen e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar gazetarja Lala, janë përgjimet e grupeve kriminale, si dhe dëshmitë e të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer para autoriteteve italiane fakte e prova që kompromentojnë dhe implimentojnë në veprimtari kriminale prokurorin Maksim Sota.

Donjol Drolli, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët. Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Duçellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge.

“Nga deklarimi i bashkëpunëtorit të drejtësisë, Donial Drolli, dhe veprimet hetimore të kryera, rezulton se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar, shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi (Lani) kishte lidhje edhe me prokurorin Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi  iu kishte siguruar një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante Lani dhe në atë shtëpi kishte qëndruar prokurori Maksim Sota dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Mariglen Shusha. Bashkëpunëtori i drejtësisë, Donial Drolli, ka deklaruar se prokurori Maksim Sota kishte dijeni se shtetasi Ilirjan Duçellari/Zaimi ushtronte aktivitetet kriminal në fushën e narkotikëve”, thuhet në dosje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

6 marsi, testi kyç i Bashës

Nga: Eduard Zaloshnja Nga komunikimi publik i Presidentit Meta, duket pothuaj plotësisht e sigurtë se zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki do të zhvillohen...

Çmimet e reja në Kosovë, si do të llogaritet fatura e energjisë së shpenzuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka publikuar një kalkulator për llogaritjen e faturave të energjisë elektrike, pas propozimit për ndryshim të tarifave. Në këtë...

Rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik, këmbimi valutor për ditën e sotme

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rënie e lehtë e euros dhe paundit britanik. Ndërkohë, dollari dhe franga zvicerane kanë shënuar...

Kosovë/Omicron rriti infektimet, sot pritet të diskutohet për masat e reja

Varianti Omicron ka shtuar frikshëm infektimet në Kosovë, e ndërsa pritet nga ekspertët që të shtrëngohen sot masat anti-COVID. Në total numri i rasteve aktive...

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...