Aktualitet

Gazetarja paralajmëron: Ja çfarë ndodh nëse gjendet trupi i Jan Prengës


               Publikuar në : 15:06 - 12/02/20 B H

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja në lidhje me rrëmbimin dhe ekzekutimin e shtetasit Jan Prenga.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lala deklaroi se pengmarrja e 49-vjeçarit është urdhëruar nga Dritan Rexhepi. Ajo shtoi se Rexhepi i kishte premtuar familjes së Prengës se nëse vëllai i tij do i kthente mallin, do ta kthenin në shtëpi të gjallë.

Sipas saj, nëse trupi i Prengës gjendet, të gjithë personat e përfshirë rrezikojnë automatikisht burgim të përjetshëm.

“Rezulton një kohë jo shumë e gjatë nga momenti kur fugoni i bardhë del nga resorti dhe momenti kur kthehet prapë. Nga të gjitha verifikimet e bëra në zonë, ka vetëm një rrugëdalje dhe duhet të kthehen mbrapsht për të arritur sërish në resort. Ka dyshime të forta që është groposur në atë zonë, por është e vështirë, sepse mjafton të kenë hapur një gropë, ta kenë mbuluar me disa shkurre, dhe policia nuk ka qen. Në rrethinat e Shijakut ka grupe që vijojnë e vijojnë kërkimet. Prokuroria e Tiranës e ka kaluar dosjen voluminoze në SPAK. Aty pritet të vijojnë hetimet. Thuhet se Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën familjes që do ta kthente pengun, por më pas ai dëgjohet duke thënë se ata i kishin dalë nga fjala dhe pengu ka ndërruar jetë.

Pamjet filmike kanë fokusuar targat, lëvizjet konkrete, në një moment personat shfaqen pa maskë, i kanë hedhur në tokë bashkë me rrobat, për t’i djegur. Pra, kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, për të zhdukur gjurmët e tyre. Është një dosje e vështirë, por dhe një hetim i bërë mirë deri më tani. Duhet një dorë e fortë, sa i përket prokurorisë, për të çuar pas hekurave autorët e këtij krimi, që i përkasin botës së krimit. Nëse gjendet trupi i Prengës, të gjithë personat e përfshirë rrezikojnë automatikisht burgim të përjetshëm”, tha ajo.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT
Këtë e pëlqejnë %d blogues: