Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n.
Ajo u shpreh se autoritetet italiane nisën hetimin ndaj Antonio Gallos për pastrim parash dhe vjedhje votash në komunën e Kalabrisë.
Lala thotë se “Princi” Antonio Gallo ka hyrë e ka dalë me dhjetrëa herë në Shqipëri, ndërsa shton se janë dy përgjimet specifike për Shqipërinë.
“Fillimisht hetimi është nisur për Antiono Gallo, është një hetim për pastrim parash pasi kishte dyshime se dhe në rajonin e Kalabrisë ishin vjedhur votat në favor të Franko Talarikos, por dhe në favor të një euro deputeti. Sipas dosjes në shtëpinë e Gallos janë gjetur miliona euro, janë nevojitur 24 orë për të numëruar paratë që janë gjetur në banesën të atij që konsiderohet si princi. Problemi është që pse ky personazh lidhet me Shqipërinë. Sepse ka pasur një kompani në bashkëpunim me një aksioner Henrik Baçi i cili është arrestuar për llogari të këtij hetimi.
Ai jetonte mes dy vendeve. Antonio Gallo rezulton se ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria me dhjetëra herë. Interesi i radhës për Ndragheta ishte Shqipëria. Anëtarët e Ndragheta kanë rënë në përgjim ambiental. Dy përgjime janë specifike për Shqipërinë. Njëri është mes Antoni Gallos dhe avokatit të tij si dhe avokatit të dy politikanëve, babë e bir. Tjetra është me një oficer policie, i cili pretendohet që kishte lidhje me Shqipërinë”, tha Lala në ”Opinion”.