E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Gazetarit serb i ndalohet hyrja në Abu Dhabi

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Gazetari serb, Stevan Dojçinoviç, themelues dhe kryeredaktor i Rrjetit për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit (KRIK), u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu Dhabit në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Ai kishte mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të folur në një konferencë në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC).

Pas disa orësh paraburgimi, gazetari Dojçinoviç, u kthye në Serbi.

Sipas KRIK-ut, policia në Emiratet e Bashkuara i ka thënë atij se është në “listën e zezë” dhe se aty është vënë nga një vend tjetër, por pa i shpjeguar se për cilin vend bëhet fjalë.

Ngjashëm i kishte ndodhur në Rusi në vitin 2015 kur ishte ndaluar dhe mbajtur në aeroportin e Moskës para së të dëbohej në Serbi. Atëbotë planifikonte të mbante një leksion mbi në fakultetin e gazetarisë në Moskë, por u dëbua prej andej dhe ju ndalua hyrja në Rusi deri në vitin 2020.

David Banisar, kryetar i koalicionit të UNCAC, tha se “pengimi i gazetarit Dojçinoviç që të të flasë në konferencë e dëmton besueshmërinë e saj që supozohet të çojë përpara agjendën globale kundër korrupsionit dhe zbatimin e Konventës”.

Organizata Transparency International, tha në një njoftim se gazetari Dojçinoviç ishte planifikuar të fliste në panelin për “qasje të reja në adresimin e korrupsionit ndërkufitar, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar”, të organizuar nga Transparency International, organizata gjermane GIZ dhe Nisma Botërore kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Ai kishte një ftesë zyrtare nga Zyra e OKB-së kundër Narkotikëve dhe Krimit dhe ishte regjistruar për të marrë pjesë në Konferencë si anëtar i delegacionit të koalicionit të UNCAC.

Stevan Dojçinoviç, është redaktor rajonal i Projektit për raportimin mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin (OCCRP). Raportimi i tij është përqendruar në pastrimin e parave nga elitat e biznesit serb dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë.

I njohur si një nga gazetarët hulumtues më të mirë në botë, Dojçinoviç është fitues i çmimit ndërkombëtar të gazetarisë nga Qendra Ndërkombëtare e Gazetarëve ICFJ dhe çmimit të BE-së për gazetarinë hulumtuese në Serbi.

Gillian Dell, nga Transparency International, tha se “gazetarët kanë dëshmuar vazhdimisht se kanë një rol vendimtar për të zbuluar çështjet e korrupsionit, veçanërisht kur dështojnë institucionet shtetërore. Përjashtimi i këtij gazetari është një kujtesë për të gjithë gazetarët dhe aktorët e tjerë të shoqërisë civile në të gjithë botën që vuajnë nga shtypja dhe dhuna për shkak të përpjekjeve të tyre për të frenuar korrupsionin”.

Hapësira për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në konferencë, ishte shumë e kufizuar, shkruan Transparency International. Pesë organizata nuk u lejuan të merrnin pjesë për shkak të kundërshtimeve nga shtete të paidentifikuara.

Shumë veprimtarë të të shoqërisë civile nga vendet arabe nuk u pajisën me viza në kohë për të marrë pjesë në konferencë, dhe një deklaratë e organizatave të shoqërisë civile nga vendet arabe për hapësirën e kufizuar qytetare në rajon nuk u pranua nga konferenca, për shkak të kundërshtimit të të njëjtave vende. Konferenca, duke përfshirë një hapësirë të veçantë për Organizata Joqeveritare, është nën vëzhgim kamerash, thuhet në njoftim.

Sipas organizatës Gazetarët pa Kufij, Serbia radhitet në vendin e 90-të në listën prej 180 vendesh. Emiratet e Bashkuara Arabe radhiten ne vendin e 133-të. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Shkundet Greqia, një tjetër tërmet i fortë tremb banorët

Tërmetet nuk kanë të ndalur në Greqi. Një lëkundje me magnitudë 4 i shkallës rihter është regjistruar në jug të Kretës. Sipas Institutit të Athinës,...

Parashikimi i horoskopit për sot, ja cila është shenja me fat

Dashi Hëna është e favorshme: përfitoni prej saj, qiell i bukur për dashuri. Në punë, ky është një vit që përfshin vendime të rëndësishme dhe...

Uzuni nuk ia del të ndalë Ronaldon, PSG, Lacio dhe Dortmund bëjnë detyrën

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit, ishte pranë një barazimi historik ndaj Juventusit në Torino, por...

Në gjendje të rëndë prej 2 ditësh, Covid-19 i merr jetën mjekut nga Dibra

Humbje e rëndë për qytetarët dibranët, të cilët kanë shprehur trishtim të madh, pasi mësuan ndarjen nga jeta të mjekut, Ibrahim Kaziu. I ndjeri, 68...