Moderatorja e njohur Jonida Shehu, e cila drejton emisionin “Soiree” në ekranin e “Top Channel”, ka qenë e ftuar dje në emisionin “Rreze Dielli” në “Report Tv”. Ajo ka folur për karrierën e saj 17-vjeçare në televizion, e njëkohësisht nëse është bërë e pasur nga profesioni që ajo ushtron.
Moderatorja ka folur pa doreza, duke thënë se paguhet shumë mirë nga ç’mund të paguhen profesionistë të tjerë.
“Po tallesh ti tani…Ne paguhemi shumë mirë në krahasim me çfarë mund të paguhen profesionistë të tjerë. Ndonjëherë kjo gjëja mund t’i duket disave dhe e padrejtë.
Por televizioni ka shumë kosto. Ka kosto mirëmbajtje, kosto tangërlliku. Në televizion, në Shqipëri, sidomos për një person që del në televizion nuk paguan asnjë pronar, asnjë producent aq sa është kostoja reale e një njeriu për të dalë në ekran”, është shprehur Jonida gjatë intervistës.