Gazetari nga Holanda, Vincent Van Gerven Oei, ka folur rreth qëndrimit që do të mbajë Holanda për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Tempora” në Ora News, gazetari tha se parlamenti ka një mocion ku qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë.
Ai shton se qeveria ka mundësi që ta injorojë këtë mocion, por nuk dihet nëse ata do ta mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë gjë.
“Parlamenti ka adaptuar një mocion që thotë që qeverisë nuk i lejohet të hapë negociatat me Shqipërinë. Qeveria ka mundësi në momentet e fundit të injorojë këtë mocion, por problemi është që për momentin qeveria është në pakicë në Senat dhe nuk jemi të sigurt nëse ata e mendojnë të arsyeshme të sakrifikojnë mbështetjen e tyre në Senat për këtë arsye”, tha gazetari.