Gazetari Julian Kasapi ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në kampin Al Hol, ku ndodhen të bllokuar shumë gra dhe fëmijë shqiptarë.
I ftuar në emisionin “Open”, gazetari tha se kushtet atje ishin shumë të këqija dhe se brenda ditës mund të ndodhnin 2 deri në 3 vrasje në ditë.
“Kushte aty janë tmerrësisht keq, s’ka ujë, kushte higjienik, mund të ndodhen 2 ose 3 vrasje në ditë, unë kam gjetur prsh ditën që shkova një çantë bombë të lyer me gjak, ku thuhej na prisni po vijmë, përditë vriteshin ushtarë. Është e tmerrshme, dhe të mendosh këto nëna që duhet të mbrohen përditë. Aty janë rreth 80 mijë gra e fëmijë. Janë ndarë në dy seksione, seksioni i të huajve që janë të radikalizuarit. Shqiptarët jetojnë bashkë, shumica janë fëmijë. Askush nuk i mbron, mbrojnë njëri-tjetrin”, tha ai.
Më tej, gjatë emisionit Kasapi lexoi edhe një mesazh nga njëra prej nënave:
“Shteti e di shumë mirë është në gjendje të gjendjes sonë, çfarë kërcënimi pati Kosova që mori gra e fëmijë, ata sot ndodhen në vendin e tyre, jo askund ,nuk i terrorizon askush, pse nuk bëhet diçka për ne”.