E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

Gazetari përmend Tahirin, Veliajt i ikën fytyra

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Veliaj tha se nuk shikonte televizor dhe nuk ishte i informuar rreth zhvillimeve të fundit politike.

Në momentin që Veliaj u pyet për Tahirin, kryebashkiakun e tradhtoj fytyra duke ndryshuar menjëherë qëndrim.

Kryebashkiaku tha se informohej vetëm  rreth lajmeve që kanë të bëjnë më qytetin që ai drejton.  Pasi drejtuesi i emisionit i perifrazoi atë që ka thënë tekstualisht Tahiri, sërish Veliaj refuzoi që të komentonte sepse tha që nuk mund të flasë pa njohur kontekstin.  

Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare. 

Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë? Duhet të kuptoj  konteksin se si e ka thënë këtë deklaratë Saimir Tahiri. Po më citoni diçka që unë nuk e kam parë dhe nuk e di kontestin.

Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë t tillë. Të provojë të vërtetën e vet. 

Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie. 

PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces. Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik,” deklaroi Veliaj.  

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...