E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

VIDEO/Gazetari nxjerr nga studio të ftuarin: Hera e parë që më vjen një kamikaz

Shmangia e temës së diskutimit të parashikuar më herët, solli tensione dhe përplasje të forta në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja. Në emision ishte i ftuar Marash Logu, këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Ai u ankua fillimisht për kohën televizive, pasi sipas tij, nuk po i jepej koha e duhur për të folur në lidhje me temën e inceneratorëve. Logu kërkoi të dinte nga gazetari se nëse do ti vinte koha për të folur, pasi kishte 10 minuta që po qëndronte jashtë temës së diskutimit.

Kjo ka nxehur gjakrat, ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja, i drejtëpërdrejtë, kërkoi që të respektohej koha televizive por edhe të ruante etikën. Por Logu nuk u përmbajt dhe situata degradoi aq sa gazetari i kërkoi të linte studion dhe të mbyllte emisionin.

Debati (Min 10:08)

Marash Logu: Zoti Dyrnjaja, ju lutem unë kam 10 minuta që jam në studion tuaj. Nëse nuk doni që të zhvilloj një bisedë me ju, më thoni pasi dhe unë kam punët e mia. Unë duhet të them mendimin tim, për shkak se unë bëra një parantezë dhe për shkak të kësaj doni të çensuroni të gjithë fjalën time, ju lutem shumë..

Denis Dyrnjaja: Mos u kompleksoni, mos u kompleksoni nga kjo gjë.

Marash Logu: Nuk po kompleksohem për asgjë, më respektoni për prezencën dhe për atë që përfaqësoj.

Denis Dyrnjaja: Kur të jap fjalën, më lejo ta moderoj.

Marash Logu: Po pra me respekt për të ftuarit, ndjesë që po ta them këtë se jeni gazetar me eksperiencë.

Denis Dyrnjaja: Mua me thënë të drejtën më ndodh në herën e parë pas 4 vitesh në këtë eksperiencë, që të më vijë një kamikaz dhe të më bëjë një gjë ndryshe në televizion. Për respekt të etikës televizive, të mos e vazhdojmë më.

Marash Logu: Të ftuarit vijnë, kundërshtojnë, po jo ti quani kamikaz. Dhe unë mund t’ju them kamikaz i medias, çfarë do të thotë kjo? E para kërko falje, se është ofendim ti thuash dikujt kamikaz

Denis Dyrnjaja: Unë nuk do të kërkoj falje për këtë rast.

Marash Logu: Ti nuk mund të më censurosh fjalën time zotëri, nëse nuk është me interes dakord..

Denis Dyrnjaja: Uljani zërin zotërisë, të lutem mund të largohesh nga studio, të lutem mund të çoheni nga studio.

Marash Logu: Nuk mund të vini të bëni këtë gjë.

Denis Dyrnjaja: Faleminderit, nesër do të shihemi prapë bashkë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...