Gazetari Flamur Vezaj ngre shqetësimin se shumë personazhe të botës së krimit po bëhen gati të lirohen, e kjo sipas tij vjen si pasojë e ngecjes së reformës në drejtësi. Gjatë muajve të fundit, shumë emra të njohur kanë arritur të fitojnë lirinë.
Ai sqaron ndër të tjera se të gjithë këta personazhe problematikë, kanë përfituar nga lojërat procedurale të gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorëve të burgjeve e atyre të shërbimit të provës, juristëve të ndryshëm. Po kështu, disa nga këta të burgosur janë liruar edhe me porosi të partive politike, njohjet me deputetët e zyrtarë të tjerë të rëndësishëm.
Shkrimi i plotë i gazetarit Vezaj:
Pasojat e ngecjes së reformës!
Ja emrat e kriminelëve të liruar dhe atyre që po bëhen gati!
Kohët e fundit janë liruar nga burgu shumë personazhe të botës së krimit me rrezikshmëri të lartë shoqërore! Të gjithe këta, kanë përfituar nga lojrat proceduriale të gjyqtarëve, prokurorëve, drejtorëve të burgjeve e atyre të shërbimit të provës e juristëve të ndryshëm! Disa janë liruar edhe me porosi të partive politike, njohjet me deputetët e zyrtarë të tjerë të rëndesishëm qoftë edhe vartës të Ministres së Drejtësisë që del dhe bën propagandë duke ia faturuar fajtin të tjerëve!
Por, e gjithë kjo ka ndodh e po ndodh nga mos krijimi i institucioneve të reja dhe mos funksionimi i disa të tjerave, të krijuara si produkt të reformës në drejtësi, që tashmë ka ngecur! Këta vrasës e kriminelë, po e shijojnë lirinë falë edhe papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve të cilët çekiçin po e përdorin për përfitimet e tyre personale dhe të vetedijshem se nuk ndëshkohen nga KLGJ-ja! Pasi këta të fundit prej më shumë se 12 muajve nga krijimi i tyre paguhen nga taksat e qytetarëve pa bërë asgjë, pasi ende nuk kanë marrë një vendim të rëndësishem kundër këtyre gjyqtarëve të papërgjegjshëm! Deri në lirimin e radhës ja emrat e të liruarve dhe atyre që po bëhen gati!
#Janë liruar:
Lulzim Berisha, Ilir Paja, Florenc Çapja, Gert Gjenerali, Lulzim Caka, Viktor Ymeri, Elvis Martinaj, Indrit Dokle, Adriatik Coli, Ergys Kolaveri, Bashkim Haxhia, Alfred e Elvis Vladi e Alban Mollaymeri të “Toyota Yaris”-it, etj!
#Po bëhen gati për lirim:
Arben Grori, Genc Ferhati, Kujtim Buna, Dritan Dajti, Emiljano Shullazi me “bandën” e tij, etj etj!