E martë, 30 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

Gazetari ia thotë troç Bashës: I lini hipokrizitë, deputetët ju marrin leje për…

Gazetari Jakup Gjoça, gjatë takimit me kreun e PD-së Basha me gazetarët, është shfaqur mjaft i indinjuar.

Ai tha se sot duhet të kishte bojkot nga ana e medias, pasi dje në protestë dy gazetarë nuk u lejuan të bënin punën e tyre nga Policia e Shtetit.

Gjoça e quajti Bashën një oligark politik, ndërsa i kërkoi i revoltuar që të lërë hipokrizitë dhe të mos ndikojnë në lirinë e medias.

Fjala e plotë e gazetarit:

Liria e medias u vra dje kur PSH pengoi dy gazetarë të transmetonin. Sot prisja që të kishte bojkot kombëtar.

I drejtohem kryetarit të opozitës, Lulzim Bashës. E ndjeni veten ju që jeni një oligark politik? Pse, jam munduar të mos pasqyroj deklaratat publike sepse lexuesi i sheh disa herë në TV. Jam munduar disa herë të krijoj tema, të ngre probleme duke kontaktuar me deputetët të PD-së, e di çfarë më kanë thënë? E para nuk më janë përgjigjur fare disa, e dyta, të tjerë më kanë thënë që nuk mund të flas sepse duhet të marr leje. E dini pse ndodh kjo?

Sepse ju jeni oligark politik, duke qenë se keni listat në dorë, asnjë politikan nuk ka interes të afirmohet publikisht, të ketë personalitetin e tij, dhe ky personalitet afirmohet edhe me median, duke dhënë mendimin e tij, jo duke lexuar si papagall ndonjë deklaratë. Unë nuk kam botuar dhe nuk kam ndërmend të botoj asnjë deklaratë publike, pse? Sepse nuk shprehin dhe nuk kanë ndonjë interes publik. Nqs do kishim një sistem elektoral në të cilin votuesi do të votonte njeriun dhe jo listën, atëherë të jini të ndërgjegjshëm që nuk do ishit më oligark politik, dhe i votuari do jepte mendimin e tij. Këto janë problemet kryesore që na shqetësojnë, nuk kam parë të ndihem i sigurt se kam një mbështetje. Nqs doni, i lini hipokrizitë. Nuk më pëlqeu fare që folën drejtuesit e shoqatave këtu, duhet të kishin folur gazetarët dhe kush janë gazetarë të thjeshtë si puna ime, kolegët e mi, reporterët. E papranueshme që një media të japë fjalën e kryeministrit live 2 orë, ndërkohë që gazetari dhunohej.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si lindi alfabeti

Nga: Cody Cottier Anglishtja e shkruar, së bashku me shumicën e gjuhëve moderne, është aq shumë e lidhur me alfabetin e saj, saqë ne mund ta marrim atë sot si të mirëqenë. Në...

Variantet e koronavirusit, ja çfarë dimë deri më tani

Omicron, varianti më i ri i koronavirusit, është gjithashtu më i shpejti për t'u etiketuar si "variant shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për...

Bllokimi për variantin Omicron/ Biden: S’ka vend për panik

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur variantin Omicron Covid-19 një "shkak shqetësimi, jo shkak për panik", një ditë pasi u zbulua në Amerikën...

Njihuni me këmbimin valutor, 30 nëntor 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re rritje e dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane. Ndërsa euro s'ka pësuar ndryshime. Më poshtë do të...

Pandemia i bëri shqiptarët “dembelë”

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin. Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u...