Gati për në plazh? Ky vend në rajon, ka caktuar datën e çeljes së sezonit veror

Gjatë fundjavës u vunë re disa shkelje sa i takon personave të cilët kishin frekuentuar plazhin në vendin tonë. Duke shfrytëzuar temperaturat e larta, qytetarët u dyndën nëpër plazhe, duke mos iu frikësuar virusit vdekjeprurës. Ndonëse ideja për të hapur plazhet është shumë e largët për disa vende, Mali i Zi duket se është rast përjashtimor.

Plazhi në Shqipëri është ende i ndaluar, deri në çastin që do të ketë një plan konkret. Gjithçka lidhet me numrin e rasteve të infeksioneve të reja, nëse do të jenë në ulje.

Ndryshe nga ne, Mali i Zi ka një datë të saktë për çeljen e sezonit veror. Për të gjithë personat të cilët janë në pritje të plazhit, mund të shkojnë duke filluar nga data 18 maj. Duhet theksuar fakti se gjithçka do mbahet sipas rregullave të caktuara.

Plazhi do të lejohet nën masa të rrepta higjiene dhe distancimi social. Nuk dihet ende si do të bëhet ndarja e çadrave, apo kontrolli i pushuesve në det.