E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Gati frigoriferët, më 27 dhjetor do vaksinohen personat e parë në Greqi

Në 27 dhjetor pritet që të vaksinohen personat e parë në Greqi. Mediat greke njoftojnë se janë në pritje të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, në numër më të vogël dozash. 27 dhjetori është një nga tre datat e përcaktuara nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të nisur vaksinimin në mbarë Evropën.

Fushata e vaksinimit për Covid do të nisë me dy persona si fillim, ato janë një infermiere dhe një i moshuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik. Pritet që fillimisht të realizohen 100 vaksinime simbolike në stafin mjekësor, në frontin ballor kundër COVID-19, në dy spitale të mëdha të vendit, Evangjelismos dhe Sotiria më 27 dhjetor.

Ndërkohë vijon regjistrimi i stafit mjekësor si dhe grupmoshave në rrezik të lartë. 1086 janë qendrat e vaksinimit në të gjithë Greqinë, teksa do jenë dy operacione paralele për funksionimin, “Liria” e sistemit shëndetësor për vaksinimin dhe “Ipokratis” i policisë për shpërndarjen e sigurtë dhe sipas standarteve specifike. Të enjten në Selanik kanë mbërritur edhe frigoriferët ku do të mbahet vaksina. Kujtojmë që vaksina e Pfizer/ Biontech kërkon një temperaturë -70 gradë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...