E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Garo flet pas investigimit të “Fiks Fare”: Skema e mashtrimit, në rekord të ri

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo, e ka cilësuar si të rremë investigimin që u publikua nga emisionin “Fiks Fare”, ne lidhje me procesin e mbledhjes së firmave, për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Garo sqaron me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, se formulari i gazetares është grisur dhe hedhur në kosh, pas verifikimeve që janë bërë. Ajo gjithashtu ka hedhur akuza mbi emisionin, se janë në mbështetje të peng-kryetarit të PD-së.

Statusi nga Floriana Garo

Skema e mashtrimit te Fiks shenon nje rekord te ri!

Gazetarja dhe emisioni Fiks Fare kane marre persiper nje mision te ri ne mbeshtetje te peng-kryetarit te PD. Ajo kerkon nje formular duke mashtruar dhe duke u paraqitur si delegate. Per te sqaruar:

1- Menjehere pas firmes dhe verifikimit se gazetarja eshte delegate e rreme- krejtesisht FAKE, formulari i firmosur prej eshte grisur dhe hedhur ne kosh.

2- ajo duke e ditur kete nuk shkon te verifikoje nese emri i saj gjendet ne listen e deges se Fushe-Krujes, pasi e di se ai nuk ndodhet, e me siguri do te skuqej nga turpi per investigimin e mashtrimin qe bejne si staf me vetedije te mjere.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...

Nipi i deputetit me shokët në Dubai, Rrahman Rraja: Kam tre muaj pa folur me të

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, ka reaguar për ngjarjen e zbardhur sot nga Policia e Lezhës ku i përfshirë në grabitjen me armë ishte nipi...