E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

Gara për kryeprokurore, a do e mbështesë mazhoranca Arta Markun?

Arta Marku ka shprehur interesin për kryeprokurore me mandat të plotë, pas hapjes së garës nga KLP më 19 mars.

Por, a do e mbështesë mazhorancë kandidimin e kryeprokurores së përkohshme?

Deputeti socialist Ulsi Manja ka treguar se mazhoranca është e gatshme të mbështesë Arta Markun, për pozicionin e Kryeprokurores së Përgjithshme.

I ftuar në Ora News, Manja tha se Marku është një nga prokurorët që ka mbështetur deri në fund zbatimin e Reformës në sistemin e drejtësisë:

“Pse jo, pse të mos mbështetet. Marku në atë detyrë ku është përkohësisht ka qenë një nga prokurorët e përgjithshëm që mesa mundësi dhe hapësira i ka krijuar ligji ka mbështetur deri në fund zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë por gara është e hapur. KLP do ti sjellë Kuvendit tre kandidatura sipas përcaktimit kushtetues dhe ligjor dhe nëse Kuvendi i Shqipërisë me 3/5 e votave i jep mbështetje njërit nga këta kandidatë le të zgjidhet më i miri”, ka thënë Ulsi Manja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...